-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
PURITO Mighty Bamboo Panthenol Cleanser
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 27 dhe Nentor 28.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
Larës Ujor
PURITO SEOUL Mighty Bamboo Panthenol Cleanser është një larës i butë në formë xheli, i krijuar për të larguar papastërtitë, yndyrën e tepërt dhe mbetjet e përditshme nga lëkura, pa shkaktuar ndjesi tharjeje apo tërheqjeje. Formula përmban Ekstrakt Bambuje, 3% Panthenol dhe Allantoin, të cilët ndihmojnë në hidratimin dhe qetësimin e lëkurës gjatë pastrimit. Gjithashtu, përmban Tea Tree Oil (vaj të pemës së çajit), i njohur për vetitë e tij pastruese, i cili ndihmon në kujdesin ndaj lëkurës me tendencë aknesh dhe papastërtish. Falë teksturës së lehtë në formë xheli, krijon shkumë të butë, përhapet lehtësisht dhe shpëlahet pa vështirësi, duke e lënë lëkurën të pastër, të freskët dhe të butë pas çdo përdorimi. I përshtatshëm për: të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme, mikse dhe të yndyrshme, si dhe lëkurën me tendencë aknesh dhe papastërtish.
Formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*150ml
Njomeni fytyrën me ujë të vakët. Merrni një sasi të vogël nga larësi dhe masazhojeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, duke shmangur sytë. Shpëlajeni mirë dhe vazhdoni me rutinën tuaj. Përdoreni në mëngjes dhe në mbrëmje.
Përbërësit "magjik"
Panthenol, ekstrakt bambuje, Allantoin, Betaine
Lista e plotë e përbërësve
Water, Coco-Betaine, Sodium Lauroyl Methyl Isethionate, Sodium Chloride, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Hydroxyacetophenone, Sodium Methyl Isethionate, Panthenol (3,000 ppm), Allantoin, Bambusa Vulgaris Extract (50 ppm), Lauric Acid, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Sodium Laurate, Ethylhexylglycerin, 1,2-Hexanediol, Betaine, Disodium EDTA
PURITO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që tërheq vëmendjen që tek emri. Kuptimi i saj është bashkimi i fjalës "purity" që do të thotë "pastërti" dhe "to" që vjen nga simboli kinez 土 dhe do të thotë "tokë". Pastërtia përcjell filozofinë dhe misionin e markës për të përzgjedhur përbërës natyral dhe për të krijuar me ta produkte të pastra dhe të sigurta. Ndërsa toka, simbolizon rikthimin në origjinë, rikthimin e lëkurës në gjendjen fillestare duke rigjeneruar dhe forcuar barrierën e saj të dëmtuar. Ajo çka duhet theksuar është se, PURITO në formulimet e produkteve të tij, nuk përmban përbërës dhe substanca të dëmshme. Kjo është edhe pika ku bashkohen idetë e dy themeluesve: z.Kim, një sipërmarrës në botën e K-Beauty, shumë miqësor me natyrën i cili dëshironte të krijonte produkte me përbërës të pastër, kundër mizorisë ndaj kafshëve dhe me paketime ekologjike; znj.Sunny që pas eksperiencës personale me lëkurën e saj akneike nisi hulumtimet për kuptuar shkaqet dhe zgjidhjet për problematikën e saj. Gjithë kjo filozofi përcillet më së miri nga linja “Centella Green Level” që përmban ekstraktin e bimës së famshme aziatike Centella Asiatica. Tonerin, serumin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit të kësaj linje, do t'i gjeni në familjen e Koral Secrets.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE









