-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
PURITO Luminous Ceramide Moisturizer
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 26 dhe Nentor 27.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
PURITO Luminous Ceramide Moisturizer është një krem hidratues dhe ushqyes, i krijuar për të forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe për të parandaluar humbjen e lagështisë. Formula përmban një kompleks me 5 lloje ceramidesh, në përqendrim 5,000 ppm, të cilat ndihmojnë në rikthimin dhe ruajtjen e barrierës natyrale të lëkurës. I pasuruar gjithashtu me Panthenol, Allantoin, Squalane dhe Cholesterol, kremi ndihmon në qetësimin e lëkurës, ruajtjen e hidratimit dhe përmirësimin e elasticitetit të saj. Ky kombinim përbërësish ndihmon veçanërisht lëkurën e thatë, të ndjeshme dhe me barrierë të dëmtuar. Falë teksturës së tij kremoze, hidraton dhe ushqen lëkurën pa lënë ndjesi të tepërt yndyrore, duke e lënë më të butë, më të lëmuar dhe me një shkëlqim natyral. I përshtatshëm për: lëkurë të thatë, të ndjeshme, të dehidratuar dhe me barrierë mbrojtëse të dëmtuar.
Formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*100ml
Pas pastrimit dhe serumit, aplikoni një sasi të përshtatshme në fytyrë dhe qafë. Masazhojeni ose tamponojeni lehtë derisa të përthithet. Në rutinën e mëngjesit përdoreni përpara kremit mbrojtës ndaj diellit.
Përbërësit "magjik"
Ceramide NP, NS, AS, AP dhe EOP, Panthenol, Allantoin, Squalane, gjalpë Shea
Lista e plotë e përbërësve
Aqua/Water, Propanediol, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Behenyl Alcohol, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Polyglyceryl-6 Stearate, 1,2-Hexanediol, Cetyl Alcohol, Candida/Garcinia Cambogia Ferment, Ceramide NP(5,004 ppm), Glyceryl Stearate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Polyglyceryl-6 Behenate, Allantoin, Squalane, Caprylyl Glycol, Panthenol, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Xanthan Gum, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Dipropylene Glycol, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NS(0.1 ppm), Ceramide AS(0.1 ppm), Ceramide AP(0.1 ppm), Cholesterol, Ceramide EOP(0.00001 ppm)
PURITO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që tërheq vëmendjen që tek emri. Kuptimi i saj është bashkimi i fjalës "purity" që do të thotë "pastërti" dhe "to" që vjen nga simboli kinez 土 dhe do të thotë "tokë". Pastërtia përcjell filozofinë dhe misionin e markës për të përzgjedhur përbërës natyral dhe për të krijuar me ta produkte të pastra dhe të sigurta. Ndërsa toka, simbolizon rikthimin në origjinë, rikthimin e lëkurës në gjendjen fillestare duke rigjeneruar dhe forcuar barrierën e saj të dëmtuar. Ajo çka duhet theksuar është se, PURITO në formulimet e produkteve të tij, nuk përmban përbërës dhe substanca të dëmshme. Kjo është edhe pika ku bashkohen idetë e dy themeluesve: z.Kim, një sipërmarrës në botën e K-Beauty, shumë miqësor me natyrën i cili dëshironte të krijonte produkte me përbërës të pastër, kundër mizorisë ndaj kafshëve dhe me paketime ekologjike; znj.Sunny që pas eksperiencës personale me lëkurën e saj akneike nisi hulumtimet për kuptuar shkaqet dhe zgjidhjet për problematikën e saj. Gjithë kjo filozofi përcillet më së miri nga linja “Centella Green Level” që përmban ekstraktin e bimës së famshme aziatike Centella Asiatica. Tonerin, serumin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit të kësaj linje, do t'i gjeni në familjen e Koral Secrets.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE









