PURITO Hydro Wave Deep Sea Cream

2,200.00 ALL 1,500.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 26 dhe Nentor 27.

Përshkrimi

PURITO SEOUL Hydro Wave Deep Sea Cream është një krem hidratues me teksturë të lehtë xhel-krem, i krijuar për të rikthyer hidratimin e lëkurës dhe për të ruajtur ekuilibrin mes yndyrës dhe lagështisë, pa lënë ndjesi të rëndë apo të yndyrshme. Formula përmban 60% ujë deti të thellë nga Gangwondo, i marrë nga një thellësi prej 605 metrash, i pasur me minerale që ndihmojnë në hidratimin e lëkurës. Gjithashtu, përmban Marine Complex, një kompleks ekstraktesh detare nga algat, Sodium Hyaluronate, Panthenol dhe Allantoin, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe qetësimin e lëkurës. NiacinamideT plotësojnë formulën duke ndihmuar në përmirësimin e pamjes së lëkurës dhe ruajtjen e ekuilibrit të saj. Falë teksturës së tij të mëndafshtë dhe të lehtë, kremi përthithet shpejt, ndihmon në ruajtjen e hidratimit dhe e lë lëkurën të butë, të freskët dhe me shkëlqim natyral, pa ndjesi ngjitëse apo yndyrore. I përshtatshëm për: të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht lëkurën e yndyrshme, mikse, të dehidratuar dhe të ndjeshme. Është një zgjedhja ideale edhe për ata që preferojnë hidratues me teksturë të lehtë.

Formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*50ml

Përdorimi

Pas pastrimit, tonerit dhe/ose serumit, aplikoni një sasi të përshtatshme në fytyrë dhe qafë. Përhapeni butësisht derisa të përthithet. Përdoreni në mëngjes dhe në mbrëmje; në mëngjes vazhdoni me kremin mbrojtës ndaj diellit.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Ujë deti i thellë 60%, kompleks detar, Sodium Hyaluronate, Niacinamide, Panthenol, Allantoin

Lista e plotë e përbërësve

Sea Water (60%), Dipropylene Glycol, Glycerin, Water, Caprylic/Capric Triglyceride, Niacinamide, Phenyl Trimethicone, Cetyl Ethylhexanoate, Cetearyl Alcohol, 1,2-Hexanediol, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Butylene Glycol, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Ecklonia Cava Extract, Laminaria Japonica Extract, Caulerpa Lentillifera Extract, Salicornia Herbacea Extract, Allantoin, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Adenosine, Sorbitan Stearate, Sorbitan Oleate, Isohexadecane, Polysorbate 80, Glyceryl Stearate SE, Carbomer, Arginine, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA

Marka

PURITO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që tërheq vëmendjen që tek emri. Kuptimi i saj është bashkimi i fjalës "purity" që do të thotë "pastërti" dhe "to" që vjen nga simboli kinez 土 dhe do të thotë "tokë". Pastërtia përcjell filozofinë dhe misionin e markës për të përzgjedhur përbërës natyral dhe për të krijuar me ta produkte të pastra dhe të sigurta. Ndërsa toka, simbolizon rikthimin në origjinë, rikthimin e lëkurës në gjendjen fillestare duke rigjeneruar dhe forcuar barrierën e saj të dëmtuar. Ajo çka duhet theksuar është se, PURITO në formulimet e produkteve të tij, nuk përmban përbërës dhe substanca të dëmshme. Kjo është edhe pika ku bashkohen idetë e dy themeluesve: z.Kim, një sipërmarrës në botën e K-Beauty, shumë miqësor me natyrën i cili dëshironte të krijonte produkte me përbërës të pastër, kundër mizorisë ndaj kafshëve dhe me paketime ekologjike; znj.Sunny që pas eksperiencës personale me lëkurën e saj akneike nisi hulumtimet për kuptuar shkaqet dhe zgjidhjet për problematikën e saj. Gjithë kjo filozofi përcillet më së miri nga linja “Centella Green Level” që përmban ekstraktin e bimës së famshme aziatike Centella Asiatica. Tonerin, serumin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit të kësaj linje, do t'i gjeni në familjen e Koral Secrets.

Shpërndani

2,200.00 ALL 1,500.00 ALL