-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
PURITO Azelaic Acid 10 Kojic Tea Tree Serum
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 26 dhe Nentor 27.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
PURITO Azelaic Acid 10 Kojic Tea Tree Serum është një serum multifunksional, i krijuar për të qetësuar lëkurën, për të përmirësuar njëtrajtshmërinë e tonit dhe për të reduktuar pamjen e skuqjes dhe shenjave pas akneve. Formula përmban 10% Acid Azelaik, i cili ndihmon në reduktimin e skuqjes, përmirësimin e pamjes së shenjave pas akneve dhe njëtrajtësimin e tonit të lëkurës. 10% Tea Tree Leaf Water (ujë nga gjethet e pemës së çajit) ndihmon në qetësimin e lëkurës, ndërsa Acidi Kojik, Niacinamide dhe Glutathione kontribuojnë në ndriçimin e saj dhe në reduktimin e pamjes së njollave të errëta dhe hiperpigmentimit. Falë teksturës së lehtë, serumi përthithet shpejt pa lënë ndjesi të yndyrshme apo të rëndë, duke e lënë lëkurën më të qetë, më të njëtrajtshme dhe me pamje më të freskët. I përshtatshëm për: Lëkurë të yndyrshme, mikse dhe të prirur ndaj akneve, skuqjes, shenjave pas akneve dhe njollave të errëta.
Formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*30ml
Tundeni butësisht 3–5 herë për të shpërndarë kapsulat. Pas pastrimit dhe tonerit, aplikoni një sasi të vogël në fytyrë, duke shmangur sytë dhe buzët. Tamponojeni lehtë dhe vazhdoni me kremin hidratues. Filloni gradualisht, sidomos nëse lëkura është e ndjeshme, dhe përdorni SPF gjatë ditës.
Përbërësit "magjik"
Acid azelaik 10%, ujë Tea Tree 10%, acid kojik 0.1%, Niacinamide, Bisabolol, Glutathione
Lista e plotë e përbërësve
Aqua/Water, Azelaic Acid(10%), Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water(10%), Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydroxypropyl Cyclodextrin, Disodium Phosphate, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Niacinamide, Maltodextrin, Hydroxyethylcellulose, Coptis Japonica Root Extract, Agar, Gellan Gum, Kojic Acid(1,000 ppm), Ethylhexylglycerin, Hydroxydecyl Ubiquinone, Adenosine, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Malachite Extract, Melaleuca Alternifolia(Tea Tree) Leaf Oil(50 ppm), Arginine, Xanthan Gum, Tocopherol, Glutathione, Bisabolol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Xanthophylls
PURITO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që tërheq vëmendjen që tek emri. Kuptimi i saj është bashkimi i fjalës "purity" që do të thotë "pastërti" dhe "to" që vjen nga simboli kinez 土 dhe do të thotë "tokë". Pastërtia përcjell filozofinë dhe misionin e markës për të përzgjedhur përbërës natyral dhe për të krijuar me ta produkte të pastra dhe të sigurta. Ndërsa toka, simbolizon rikthimin në origjinë, rikthimin e lëkurës në gjendjen fillestare duke rigjeneruar dhe forcuar barrierën e saj të dëmtuar. Ajo çka duhet theksuar është se, PURITO në formulimet e produkteve të tij, nuk përmban përbërës dhe substanca të dëmshme. Kjo është edhe pika ku bashkohen idetë e dy themeluesve: z.Kim, një sipërmarrës në botën e K-Beauty, shumë miqësor me natyrën i cili dëshironte të krijonte produkte me përbërës të pastër, kundër mizorisë ndaj kafshëve dhe me paketime ekologjike; znj.Sunny që pas eksperiencës personale me lëkurën e saj akneike nisi hulumtimet për kuptuar shkaqet dhe zgjidhjet për problematikën e saj. Gjithë kjo filozofi përcillet më së miri nga linja “Centella Green Level” që përmban ekstraktin e bimës së famshme aziatike Centella Asiatica. Tonerin, serumin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit të kësaj linje, do t'i gjeni në familjen e Koral Secrets.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE









