PONY EFFECT Hyper Protection Cushion Foundation SPF50+/ PA++++ nuk është një fondatinë e thjeshtë e zakonshme! Përveçse është krijim i markës së themeluar nga një makeup artist shumë e famshme koreane: Pony Park, ajo ofron mbulim të lartë dhe njëtrajtësimit të tonit të lëkurës! Kjo fondatinë gjithashtu ofron mbrojtje maksimale ndaj rrezeve të dëmshme të diellit SPF50+ PA++++, e formuluar me filtra mbrojtës fizik: Dioxide Titanium. Njëkohësisht minimizon vijat e holla dhe rrudhat. Mbulimi që ofron është maksimal, duke korrigjuar të gjitha imperfeksionet e lëkurës, për të ofruar një  pamje sa më natyrale dhe të freskët! Aplikimi i kësaj fondatine me sfungjer “puff”, bën të mundur përthithjen sa më të mirë në pore dhe përgjithësisht në lëkurë. Në paketim të këtij produkti gjeni edhe një fondatinë rimbushëse.

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificale. 

*15gr (2x)

Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, aplikoni fondatinën me sfungjerin e saj. Për të krijuar një mbulim sa më të mirë, mund të përdorni aq fondatinë sa ju nevojitet. Riaplikojeni gjatë ditës për të rifreskuar makeup-in. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor). 

Përbërësit "magjik"

filtra mbrojtës fizik: Titanium Dioxide

Lista e plotë e përbërësve

Water, Titanium Dioxide, Cyclopentasiloxane, Caprylic/Capric Triglyceride

Marka PONY EFFECT është krijuar nga një makeup artiste shumë e famshme koreane Pony Park. Si krijime të një specaliste të fushës së makeup-it produktet e markës PONY EFFECT janë të testuara mjaft mirë për efikasitetin e tyre. Te kjo markë mund të gjeni produkte me cilësi mjaft të lartë të cilat arrijnë të frymëzojnë të gjithë adhuruesit e makeup-it, të cilët me këto produkte arrijnë të krijojnë efektet e tyre fantastike në lëkurë. Produktet bestseller të markës janë 2 fondatinat e mrekullueshme të cilat kanë klientët e tyre besnikë. Të gjitha produktet e markës PONY EFFECT janë të prodhuara në Korenë e Jugut.

PONY EFFECT Hyper Protection Cushion Foundation SPF50+/ PA++++

3,500 ALL 4,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI