Serumi NUMBUZIN No.7 Mild Green Soothing Serum është një “eliksir” qetësues që ofron kujdes për lëkurën shumë sensitive dhe të irrituar. Me një formulë të pasur prej 29 përbërësish qetësues, ky serum është krijuar për të mbrojtur dhe forcuar barrierën e lëkurës, duke i dhënë asaj vitalitet dhe qetësim të menjëhershëm. I formuluar me përbërës si Centella Asiatica, Mugwort, Heartleaf, Noni Fruit dhe Çaj Jeshil, ky serum ndihmon në qetësimin, shërimin dhe mbrojtjen e barrierës së lëkurës nga agresorët e jashtëm dhe radikalet e lira. I balancuar në mënyrë perfekte për të ruajtur ekuilibrin midis vajit dhe ujit, serumi është gjithashtu i pasuruar me ekstrakt kërpudhash, acid hialuronik, gjalpë shea, ceramide NP dhe fosfolipide. Këta përbërës të fuqishëm i japin lëkurës hidratim të thellë, duke e bërë atë të ndihet e butë, e hidratuar dhe e rigjallëruar, ndërkohë që sigurojnë mbrojtje të qëndrueshme ndaj dëmtimeve të ardhshme. Por nuk mbaron këtu! Veçoria tjetër e këtij serumi është se përshtatet me të gjitha tipet dhe problematikat e lëkurës, si p.sh.: lëkura shumë sensitive dhe me inflamacion, lëkura me tendencë për akne, lëkura e thatë dhe mature.

Formula e këtij kremi është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*50ml

Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Këshillohet të përdoret në mëngjes. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

Centella Asiatica, Mugwort, Heartleaf, Noni Fruit dhe Çaj Jeshil, ekstrakt kërpudhash, acid hialuronik, gjalpë shea, ceramide NP, fosfolipide.

Lista e plotë e përbërësve

Morinda Citrifolia Extract, Butylene Glycol, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Centella Asiatica Extract, Houttuynia Cordata Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Leonurus Sibiricus Extract, Nelumbo Nucifera Leaf Extract, Melissa Officinalis Extract, Tremella Fuciformis (Mushroom) Extract, Lentinus Edodes Extract, Phyllostachys Nigra Leaf Extract, Saussurea Involucrata Extract, Corchorus Olitorius Leaf Extract, Ilex Paraguariensis Leaf Extract, Malva Sylvestris (Mallow) Flower Extract, Laminaria Japonica Extract, Rosa Damascena Flower Extract, Chrysanthemum Indicum Flower Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Hydrolyzed Jojoba Protein, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Sodium Hyaluronate, Shea Butter, Allantoin, Caprylic/Capric Triglyceride, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Ceramide NP, Glyceryl Polymethacrylate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Hydrogenated Lecithin, Glyceryl Stearate, Pyridoxine HCl, Phospholipids, Cholesterol, Calcium Pantothenate, Arachidyl Glucoside, Silica, Stearic Acid, Maltodextrin, Tromethamine, Carbomer, Purified Water, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Ethanol

Numbuzin është një markë koreane e njohur për përqendrimin e saj në krijimin e produkteve të personalizuara të kujdesit të lëkurës, bazuar në nevojat specifike të lëkurës së çdo individi. Emri "numbuzin" vjen nga ideja e numërimit të produkteve, ku secili produkt përfaqëson një numër dhe zgjidhet në varësi të llojit të lëkurës dhe problematikës që përdoruesi dëshiron të trajtojë. 

Kjo markë është bërë e njohur për produktet e saj të serumit dhe esencave që janë shumë të vlerësuara në komunitetin e kujdesit të lëkurës, veçanërisht për përbërësit cilësorë dhe efektivitetin e tyre. Numbuzin fokusohet në formulime që japin rezultate të shpejta dhe janë të thjeshta për t'u përdorur, duke ofruar një përvojë praktike dhe efektive për përdoruesit.

Produktet e tyre përfshijnë serume, tonikë, kremra hidratues dhe esenca, të cilat përmbajnë përbërës të njohur për efektet e tyre të dobishme, si niacinamide, qeliza staminale, acid hialuronik dhe ekstrakte bimore të përzgjedhura. Ata synojnë të ofrojnë zgjidhje për një gamë të gjerë të problemeve të lëkurës, përfshirë hiperpigmentimin, teksturën e pabarabartë të lëkurës, dhe lëkurën e dehidratuar.

NUMBUZIN No.7 Mild Green Soothing Serum

2,000 ALL 2,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI