NUMBUZIN No.4 Hydrating Glow Mineral Toner është një toner i lehtë si uji, i krijuar për të përgatitur butësisht lëkurën për hapat e mëtejshëm të rutinës tuaj të kujdesit. Me një formulë të përqendruar, ky toner përmban 89% ujë termal dhe një kompleks të fuqishëm me 5 shtresa të acidit hialuronik, që depërtojnë thellë në shtresat e lëkurës, duke e forcuar dhe hidratuar intensivisht. Falë përbërjes së tij me PHA,  një eksfoliant i butë dhe i përshtatshëm për lëkurën e ndjeshme  ky toner ndihmon në largimin e  qelizave të vdekura pa shkaktuar irritime, duke i dhënë lëkurës një shkëlqim të freskët dhe të rigjeneruar. Nga ana tjetër, niacinamidet në formulim mundëson zbehjen e njollave kafe dhe shenjave post akne. Ky toner përshtatet me të gjitha tipologjitë e lëkurës, madje edhe ato sensitive apo me tendencë akneike.

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*200ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

Përbërësit “magjik”

 89% ujë termal, acidit hialuronik, PHA, niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

Onsen-Sui, 1,2-Hexanediol, Methylpropanediol, Glycerin, Niacinamide, Sorbitol, Xylitol, Hydrory ethyl Urea, Sodium Polystyrene Sulfonate, Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Morinda Citrifolia Extract, Carican Papaya Fruit Extract, Butylene Glycol, Madecassoside, Centella Asiatica Extract, Chamomilla Recutita Flower Extract, RosmarinusOfficinalis Leaf Extract, Glycyrrhiza Glabra Root Extract, Pentylene Glycol, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Gluconolactone, Water, Hydroryethylcellulose, Polyglyceryl-10 Laurate, Betaine Salicylate, Polyquaternium-51, Disodium EDTA

Numbuzin është një markë koreane e njohur për përqendrimin e saj në krijimin e produkteve të personalizuara të kujdesit të lëkurës, bazuar në nevojat specifike të lëkurës së çdo individi. Emri "numbuzin" vjen nga ideja e numërimit të produkteve, ku secili produkt përfaqëson një numër dhe zgjidhet në varësi të llojit të lëkurës dhe problematikës që përdoruesi dëshiron të trajtojë. 

Kjo markë është bërë e njohur për produktet e saj të serumit dhe esencave që janë shumë të vlerësuara në komunitetin e kujdesit të lëkurës, veçanërisht për përbërësit cilësorë dhe efektivitetin e tyre. Numbuzin fokusohet në formulime që japin rezultate të shpejta dhe janë të thjeshta për t'u përdorur, duke ofruar një përvojë praktike dhe efektive për përdoruesit.

Produktet e tyre përfshijnë serume, tonikë, kremra hidratues dhe esenca, të cilat përmbajnë përbërës të njohur për efektet e tyre të dobishme, si niacinamide, qeliza staminale, acid hialuronik dhe ekstrakte bimore të përzgjedhura. Ata synojnë të ofrojnë zgjidhje për një gamë të gjerë të problemeve të lëkurës, përfshirë hiperpigmentimin, teksturën e pabarabartë të lëkurës, dhe lëkurën e dehidratuar.

NUMBUZIN No.4 Hydrating Glow Mineral Toner

1,700 ALL 2,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI