-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
NINELESS 10% Azelaic Serum
2,600.00 ALL
Çmimi për njesi / perPorosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 11 dhe Maj 12.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Ju prezantojmë NINE LESS 10% Azelaic Serum, një formulë e fuqishme, e krijuar për të trajtuar me efikasitet shenjat post-akne, njollat kafe dhe tonin e pabarabartë të lëkurës. E pasur me acid azelaik dhe acid laktik, kjo përzierje e balancuar vepron në mënyrë delikate, duke eksfoluar butësisht lëkurën, përmirësuar teksturën dhe zbehur gradualisht njollat kafe. Acidi azelaik, i njohur fillimisht për trajtimin e akneve, ka dëshmuar gjithashtu efikasitet të lartë në luftimin e hiperpigmentimit dhe baktereve që nxisin inflamacionin e lëkurës. Si rezultat, ky serum jo vetëm që ndihmon në rigjenerimin e lëkurës së dëmtuar dhe zbehjen e shenjave post-akne, por gjithashtu ndihmon në qetësimin e lëkurës me rosacea dhe rikthimin e një shkëlqimi natyral. Për të përforcuar efektet e tij qetësuese dhe mbrojtëse, formulimi është pasuruar edhe me Centella Asiatica, e njohur për vetitë anti-inflamatore dhe qetësuese, ndihmon në lehtësimin e irritimeve dhe redukton ndjeshmërinë, duke e bërë serumin të sigurt dhe të përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë ato më të ndjeshmet. Por nuk mbaron me kaq! Ajo çka e bën këtë serum edhe më të veçantë është sekrecioni i filtruar i kërmillit, një përbërës unik dhe shumë efektiv që ofron hidratim intensiv dhe stimulon prodhimin natyral të kolagjenit. Kjo ndihmon në forcimin e barrierës natyrale të lëkurës, duke e bërë atë më elastike, më të lëmuar dhe më rinore në pamje. Përshtatet për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht atë akneike dhe sensitive!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdoret 1 herë në ditë (në mëngjes ose në mbrëmje) pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Këshillë: Duke qenë se ndjeshmëria ndaj acidit azelaik ndryshon nga një person në tjetrin, sugjerojmë që në fillim ta testoni produktin në një zonë të vogël para se ta përdorni. Për ta testuar, aplikoni një sasi të vogël, pas veshit ose nën mjekër dhe prisni 2-3 minuta. Nëse nuk shfaqet asnjë shqetësim, mund të vazhdoni përdorimin e tij pa asnjë shqetësim.
Përbërësit "magjik"
Acid azelaik, acid laktik, Centella Asiatica,
Lista e plotë e përbërësve
Aqua (Water), Azelaic Acid, Glycereth-26, Glycerin, Dipropylene Glycol, Niacinamide, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Centella Asiatica Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Centella Asiatica Root Extract, Lactic Acid, Propanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Cellulose Gum, Sodium Polyacrylate, Disodium EDTA, Snail Secretion Filtrate, Decyl Glucoside, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Cladosiphon Okamuranus Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Asiatic Acid, Asiaticoside, Acetyl Hexapeptide-8, Madecassic Acid, Madecassoside, Coffea Arabica (Coffee) Seed Extract, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Leaf Extract, Pinus Densiflora Leaf Extract
Marka koreane NINE LESS tashmë nga një markë për kujdesin e flokut është fokusuar në botë e kujdesit të lëkurës. Kjo markë jep përparësi efikasitetit të përbërësve dhe formulimeve të saj për të ofruar produkte shumë efektive për kujdesin e lëkurës. Marka koreane përdor teknologji dhe kërkime të avancuara kur zhvillon produkte për kujdesin e lëkurës dhe artikujt vijnë në paketim minimalist. Të gjitha produktet janë 100% të prodhuara në Kore.
Shpërndani
2,600.00 ALL
Çmimi për njesi / perRRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE