NINELESS B-Boost 1% Kojic Acid është ideal për trajtimin e hiperpigmentimit dhe për të ndihmuar në njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës. Formula e tij e avancuar përmban 1% acid kojic, një përbërës i njohur për efektet e tij zbardhuese, i nxjerrë nga fermentimi i kërpudhave si Aspergillus oryzae, që përdoret gjithashtu në prodhimin e sake, një pije tradicionale japoneze. Ky acid jo vetëm që ndihmon në njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës, por gjithashtu ofron veti antioksiduese, duke mbrojtur lëkurën nga dëmtimet e radikaleve të lira. Për të rritur më shumë efektin e njëtrajtësimit dhe për të minimizuar shfaqjen e njollave, ky toner është i pasur me 10% niacinamide dhe 2% acid tranexamic. Këto përbërës ndihmojnë në reduktimin e pigmentimit PIH, një pasojë e mundshme e trajtimeve me lazer si edhe në tkurrjen e poreve të lëkurës. Në përbërjen e këtij toneri përfshihet gjithashtu një kompleks me peptide, i cili përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe stimulon procesin e shërimit, duke kontribuar në rigjenerimin dhe riparimin e qelizave. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës dhe mund të përdoret edhe në zona të tjera private të trupit tuaj, si sqetullat, bërrylat, gjunjtë dhe në tërësi në të gjithë trupin. Ideal për ata që vuajnë nga hiperpigmentimi dhe melasma.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.

*200ml

Në fytyrë: Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Në trup: Mund të përdoret në përditshmëri sa herë të jetë e nevojshme, pas larjes së trupit dhe jo vetëm. Pasi të keni aplikuar dhe fërkuar lëkurën, është mirë që esenca nga produkti, të përthithet nga trupi

Përbërësit "magjik"

1% acid kojic, 10% niacinamide dhe 2% acid tranexamic, kompleks me peptide

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Glycereth-26, Methyl Gluceth-20, Niacinamide, Kojic Acid, Hydroxyacetophenone, Caprylyl Glyco, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-10 Myristate, Adenosine, Disodium EDTA, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Dipotassium Glycyrrhizate, Lactobacillus Ferment, Bifida Ferment Lysate, Lactococcus Ferment, Streptococcus Thermophilus Ferment

Marka koreane NINELESS  tashmë nga një markë për kujdesin e flokut është fokusuar në botë e kujdesit të lëkurës. Kjo markë jep përparësi efikasitetit të përbërësve dhe formulimeve të saj për të ofruar produkte shumë efektive për kujdesin e lëkurës. Marka koreane përdor teknologji dhe kërkime të avancuara kur zhvillon produkte për kujdesin e lëkurës dhe artikujt vijnë në paketim minimalist. Të gjitha produktet janë 100% të prodhuara në Kore.

NINE LESS B-Boost 1% Kojic Toner

2,000 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI