Ky krem hidratues NEOGEN Vita Duo Cream Joan Day Joan Night, është formuluar  në dy variante, atë të ditës dhe atë të mbrëmjes, dhe paketimi i tij i mundëson të dy llojet. Marka e famshme NEOGEN dhe influencuesja e njohur e K-Beauty Joan Kim, kanë bashkëpunuar për prodhimin e këtij kremi sipas idesë së vetë influencueses.

Kremi i ditës NEOGEN Joan Day Vita Cream, i jep lëkurës një dozë energjie për të nisur ditën falë Çajit Jeshil dhe Vitaminës C që ka veti antioksiduese, duke e bërë kremin mbrojtës ndaj diellit, akoma edhe më efektiv. Konsistenca e tij e lehtë e bën bazë shumë të mirë për makeup-in.

Kremi i natës NEOGEN Joan Night Vita Cream, me një konsistencë xheli të butë, riparon, qetëson dhe forcon barrierën e lëkurës ndërsa ju flini, falë përbërësve të tij, si vaji i Livandos dhe vitamina E.

Kombinimi i këtyre kremrave do t’i japë lëkurës suaj gjithçka i nevojitet në mëngjes e në darkë.

Formula e të dy kremrave nuk përmban: paraben, aromë artificiale, vaj mineral dhe produkte me origjinë shtazore.

 *100ml

Kremin e ditës aplikojeni në mëngjes përpara kremit mbrojtës ndaj diellit dhe makeup-it.

Ndërsa kremin e natës aplikojeni në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj. Merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

Joan Day Vita Cream (kremi i ditës): ekstrakt nga Çaji Jeshil, acid ascorbic

Joan Night Vita Cream (kremi i natës): Livando, tocopheryl acetat

Lista e plotë e përbërësve

Kremi i ditës

Water, Hydrogenated Olive Oil Lauryl Esters, Cetyl Ethylhexanoate, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Neopentyl Glycol Diheptanoate, Camellia Sinensis Leaf Extract, Ascorbic Acid, Cyclopentasiloxane, Cetearyl Alcohol, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Palmitic Acid, Dimethicone, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Stearic Acid, Cyclohexasiloxane, Cetyl Alcohol, Stearyl Alcohol, Cetearyl Glucoside, Coptis Japonica Extract, Trehalose, Butylene Glycol, Ethylhexylglycerin, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Gardenia Florida Fruit Extract, Allantoin, Glucose, Maltodextrin, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Disodium EDTA

Kremi i natës

Water, Dipropylene Glycol, Cyclopentasiloxane, Glycerin, Cyclohexasiloxane, 1,2-Hexanediol, Dimethicone, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Tocopheryl Acetate, Cyanocobalamin, Cetyl Ethylhexanoate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Glyceryl Stearate SE, Methyl Glucose Sesquistearate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl TaurateCopolymer, Polyacrylate-13, Polyisobutene, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Polysorbate 20, Sorbitan Isostearate, Gardenia Florida Fruit Extract, Maltodextrin

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

 

NEOGEN Vita Duo Cream Joan Day Joan Night

3,600 ALL 4,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI