NEOGEN Probiotics Relief Mask, është sheet mask (maskë pëlhure) e njomur në esencë. Si vetë emërtimi i saj, është një lehtësim për lëkurën hiper-sensitive (me ndjeshmëri të lartë). Falë formulimit të saj me përbërjen e patentuar SuperprobioticsTM (përzierje probiotikësh), kjo maskë i rikthen lëkurës gjallërinë e humbur. Gjithashtu, përmban Youthberry 10 complex (përzierje çaji me mango, portokall, hibiscus dhe petale trëndafili), e pasur me vitamina dhe antioksidantë të fuqishëm. Pas përdorimit të saj, do të ndjeni efekt të menjëhershëm, sepse do ta ndjeni lëkurën të hidratuar, plot shkëlqim dhe gati për të vendosur makeup.

*25gr
*1 copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë.

Përbërësit "magjik"

SuperprobioticsTM, Youthberry 10 complex (përzierje çaji me mango, portokall, hibiscus, dhe petale trëndafili)

Lista e plotë e përbërësve

Water, Lactobacillus Ferment Lysate(8.5%), Propanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Isopentyldiol, Glycerin, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Glycereth-26, Butylene Glycol, Dimethicone, Cetyl Alcohol, Stearyl Alcohol, Hydroxyethyl Urea, Tromethamine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Adenosine, Allantoin, Hydrogenated Lecithin, Betaine, Trehalose, Panthenol, Phytosteryl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Ceramide 3, Sodium PCA, Sodium Lactate, Gossypium Herbaceum (Cotton) Extract, Vaccinium Macrocarpon (Cranberry) Fruit Extract, Fragaria Chiloensis (Strawberry) Fruit Extract, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Cornus Officinalis Fruit Extract, Euterpe Oleracea Fruit Extract, Sambucus Nigra Fruit Extract, Schizandra Chinensis Fruit Extract, Panax Ginseng Berry Extract, Vaccinium Myrtillus Fruit Extract, Bifida Ferment Lysate(8.4ppm), Arginine, Aspartic Acid, PCA, Streptococcus Thermophilus Ferment(2.4ppm), Glycine, Alanine, Lecithin, Broussonetia Kazinoki Root Extract, Royal Jelly Extract, Fragaria Vesca (Strawberry) Fruit Extract, Hippophae Rhamnoides Oil, Milk Extract, Pearl Extract, Tocopherol, Polysorbate 20, Propolis Extract, Hydrolyzed Collagen, Lactose, Artemisia Capillaris Extract, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Serine, Valine, Sodium Hyaluronate, Isoleucine, Threonine, Proline, Phenylalanine, Histidine, Rubus Fruticosus (Blackberry) Fruit Extract, Hyaluronic Acid, Sodium Ascorbyl Phosphate, Phospholipids, Phytosphingosine, Copper Tripeptide-1, Lactic Acid, Cholesterol, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Squalane, Tripeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-1, Tripeptide-2, Hexapeptide-11, Phytosterols, Dunaliella Salina Extract, Acetyl Hexapeptide-8, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Pentapeptide-4, Hexapeptide-9, Nonapeptide-1, Disodium EDTA, Fragrance

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

NEOGEN Probiotics Relief Mask (1pc.)

500 ALL 600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI