NEOGEN DERMALOGY V.Biome Soothing Cream është i formuluar me 5% V.Biome Liposome™ (përbërës i patentuar), i cili konsiston në formulimin me vitaminë C, e prodhuar nga fabrika e pare botërisht e prodhimit të vitaminës C, ekstrakt të luleve mallow, dhe probiotikë të cilët ofrojnë veti antioksiduese dhe hidratues për lëkurën. Nga ana tjetër, ky krem përmban 8 lloje të ndryshme peptidesh, të cilat mbajnë në kontroll shenjat e moshës, dhe parandalojnë krijimin e rrudhave të reja, duke i dhuruar lëkurës elasticitet dhe efektin "firming". Teknologjia ekskluzive e NEOGEN të kapsulave nano të 19 llojeve të ndryshme multivitaminash, si: 3% panthenol, 2% niacinamide, etj,. dhe 8 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, bëjnë të mundur hidratimin e thellë të lëkurës deri në 10 shtresa, përmirësimin dhe njëtrajtësimin e tonit të saj, duke luftuar kështu edhe hiperpigmentimin në të. Një tjetër veçanti e këtij kremi është aplikatori i tij në formë globi që sugjerohet të aplikohet kremi me të, sidomos në zonën rreth syve ose kudo që nevojitet për të nxitur qarkullimin e gjakut në lëkurë. Konsistenca e tij vjen në formën e një kremi xhel, por shumë i plotë, duke ofruar përveçse hidratim edhe një shkëlqim natyral në lëkurë. I përshtatshëm për lëkurë të thatë, sidomos për atë sensitive dhe me hiperpigmentim. Ky produkt është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon sulfate, fragrancë artificiale etj.

*60ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

5% V.Biome Liposome™, 8 lloje të ndryshme peptidesh, 19 lloje të ndryshme multivitaminash

Lista e plotë e përbërësve

Purified Water, Glycerin, Panthenol, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Coco-Caprylate/Caprate, Triethylhexanoin, Caprylic/Capric Triglyceride, Malva Sylvestris (Mallow) Flower Extract, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Polyglyceryl-2 Stearate, Glyceryl Stearate, Stearyl Alcohol, Hydrogenated Lecithin, Ethylhexylglycerin, Anthemis Nobilis Flower Oil, Adenosine, Thuja Occidentalis Leaf Oil, Lactococcus Ferment Lysate, Ascorbic Acid, Citrus Aurantium Amara (Bitter Orange) Flower Extract, Collagen Extract, Cyanocobalamin, Xanthan Gum, Caprylyl Glycol, Maltodextrin, Magnesium Ascorbyl Phosphate, Butylene Glycol, Ascorbyl Tetraisopalmitate, Glucose, Sodium Starch Octenylsuccinate, Sodium Hyaluronate, Calcium Pantothenate, Chondrus Crispus Extract, Sodium Ascorbyl Phosphate, Polyglyceryl-10 Diisostearate, Gardenia Florida Fruit Extract, Sodium Polyphosphate, Tocopheryl Acetate, Polyglyceryl-10 Laurate, Pyridoxine HCl, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Ascorbate, Menadione, Tricalcium Phosphate, Silica, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Biotin, Potassium Hyaluronate, Pyridoxine, Folic Acid, Tocopherol, Riboflavin, Thiamine HCl, Linoleic Acid, Beta-Carotene

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

NEOGEN DERMALOGY V.Biome Soothing Cream

3,800 ALL 4,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI