NEOGEN DERMALOGY Real Fresh Foam Heartleaf është një larësi ujor i prodhuar së fundmi nga laboratorët e NEOGEN, nga linja e larësve Real Fresh Foam të larësve të saj në formë shkume i formuluar me 60% ujë nga gjethja e bimës heartleaf (philodendron hedaraceum), të prodhuar në Yeongcheon, Gyeongbuk, vendi më i njohur për cilësinë më të lartë të prodhimit të bimëve mjekësore. Gjethja e kësaj bime ndihmon në detoksifikimin e lëkurës, kryesisht duke adresuar lëkurat alergjike dhe me sëmundje atopike. Ky larës do t'ju ofrojë qetësim teksa butësisht largon sebumin e tepërt duke ndihmuar në pastrimin e thellë të poreve. Nga ana tjetër formulimi me gjethen e pemës së çajit dhe ekstraktet e bimës calendula bëjnë të mundur që larësi të ketë një shkumë kremoze dhe të butë duke e lënë lëkurën në fund të hidratuar. Ndërsa përbërësit kuercitrinë largojnë të gjitha toksinat, radikalet e lira dhe agjentët e jashtëm për ndihmuar në uljen e inflamacionit të lëkurës, duke ruajtur pH natyral të saj.  

I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës kryesisht për atë sensitive dhe të thatë.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, ngjyrues artificial, surfraktantë kimik, fragrancë artificiale etj.

*160gr

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm. 

Përbërësit "magjik"

heartleaf, përbërës detoksifikues për lëkurën, përbërës Quercitrin

Lista e plotë e përbërësve

Houttuynia Cordata Water, Dipropylene Glycol, Methylglucamine, Lauric Acid, Water, Glycerin, Myristic Acid, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-4 Caprate, Cocamidopropyl Betaine, Houttuynia Cordata, Hydroxyacetophenone, Potassium Cocoyl Glycinate, Caprylyl Glycol, Sodium Chloride, Citric Acid, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Hydroxyethylcellulose, Dipotassium Glycyrrhizate, Guaiazulene, Perilla Frutescens Leaf Extract, Calendula Officinalis Extract, Artemisia Capillaris Extract, Ethylhexylglycerin, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Dextrin, Sodium Hyaluronate, Arginine, Calcium Carbonate, Hydrogenated Lecithin, Hydroxypropyl Methylcellulose

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

NEOGEN DERMALOGY Real Fresh Foam Heartleaf

1,300 ALL 2,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI