Fitues i çmimeve "Teen Vogue Acne Awards" në vitin 2017 dhe i vlerësuar si një nga produktet më të bukura të krijuara në Korenë e Jugut, NEOGEN DERMALOGY Real Fresh Cleansing Stick Green Tea është larësi më komod që keni provuar ndonjëherë. I formuluar me 99% përbërës natyral, duke përfshirë gjethe të vërteta të çajit jeshil, do të pastrojë butësisht lëkurën, duke larguar të gjitha papastërtitë. Ndërsa formulimi me 13 vajra natyral nga farat e çajit jeshil, vaj kokosi, kamelia, ulliri etj., bën të mundur edhe pastrimin e makeup-it dhe largimin e filtrave të SPF-së. Pra një larës 2 në 1! Në fund lëkura juaj do të jetë e butë dhe thellësisht e hidratuar. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurave, kryesisht për atë me tendencë akneike.

Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.

*80gr

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe aplikoni larësin në të gjithë fytyrën. Më pas masazhojeni me duar për të krijuar shkumë. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.

Përbërësit "magjik"

vaji esencial dhe gjethja e bimës Camellia Sinensis, gjethja dhe vaji esencial i bimës së çajit jeshil

Lista e plotë e përbërësve

Glycerin, Water, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Palmitic Acid, Stearic Acid, Lauryl Betaine, Betaine,Camellia Sinensis Leaf(0.3%), Camellia Sinensis Seed Oil(0.1%), Camellia Japonica Seed Oil, OleaEuropaea (Olive) Fruit Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Limnanthes Alba (Meadowfoam)Seed Oil, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Oil, Citrus Aurantifolia (Lime) Oil, Ocimum Basilicum(Basil) Oil, Cananga Odorata Flower Oil, Citrus Limon (Lemon) Peel Oil, Origanum Majorana Leaf Oil,Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Tocopheryl Acetate, Sodium Chloride, Fragrance

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

NEOGEN DERMALOGY Real Fresh Cleansing Stick Green Tea

2,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI