Petalet e vërteta të trëndafilit që gjenden në përbërjen e larësit ujor NEOGEN DERMALOGY Real Flower Cleansing Water Rose, së bashku me ekstraktet dhe agjentët e tjerë pastrues mundësojnë një pastrim të thellë, por duke e lërë lëkurën të butë dhe plotësisht të hidratuar. Ky ujë pastrues ka 2 funksione, mund të përdoret si pastrues ujor pa shpëlarje teksa pastroni lëkurën nga papastërtitë e ndryshme, ose si toner hidratues pasi të keni pastruar lëkurën, duke bërë të mundur balancimin e nivelit të pH. Nga ana tjetër formulimi me ekstraktet e lules Hibiscus dhe bimës aloe vera i dhurojnë lëkurës vitaliltet dhe shumë shkëlqim. Ndërsa ekstrakti i brokolit ndihmom në forcimin e barrierës së lëkurës, duke e mbrojtur këtë të fundit nga radikalet e lira dhe agjentët e jashtëm. Ky larës është një zgjidhje për këdo që dëshiron vetëm 1 hap pastrimi dhe sa më të shpejtë, pa shpëlarje me ujë!

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, dhe është e patestuar në kafshë.

*300ml

Në një tampon pambuku, hidhni një sasi të konsiderueshme të larësit dhe masazhojeni fytyrën lehtësisht duke hequr çdo mbetje papastërtie. Përsëriteni procesin derisa ta ndjeni lëkurën plotësisht të pastër. Sipas dëshirës, mund ta shpëlani fytyrën me ujë të vakët.

Përbërësit "magjik"

ekstrakte trëndafili, ekstrakte të aloe vera, brokoli

Lista e plotë e përbërësve

Water(Aqua), PEG-6 Caprylic/Capric Glycerides, Rosa Damascena Flower, Hibiscus Sabdariffa Flower, Rosa Damascena Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Flower Extract, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Extract, Symphytum Officinale Leaf Extract, Hyaluronic Acid, Cucumis Sativus (Cucumber) Fruit Extract, Centella Asiatica Extract, 1,2-Hexanediol, Phenoxyethanol Ethylhexylglycerin, Dipropylene Glycol, Xylitol, Cetrimonium Chloride, Sodium Chloride, Panthenol, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Disodium EDTA, Fragrance(Parfum)

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e Neogen-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, Neogen ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

NEOGEN DERMALOGY Real Flower Cleansing Water Rose

1,300 ALL 2,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI