NEOGEN DERMALOGY RE:FOREST Protein Treatment

2,400.00 ALL 1,900.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 26 dhe Gusht 27.

Përshkrimi

NEOGEN DERMALOGY RE:FOREST Protein Treatment, ështëtrajtuesi ideal për flokë të dëmtuar dhe pa jetë, që kërkon kujdes të thellë dhe transformim të dukshëm. Ky trajtues 3-në-1 është zgjidhja perfekte për të adresuar nevojat më të rëndësishme të flokëve: mbrojtje, ushqim dhe aromë të këndshme, të kombinuara në një formulë të vetme rigjeneruese. Me dy lloje proteinash bimore me peshë të ulët molekulare, ky trajtim depërton thellë në fijet e flokëve, duke rimbushur rezervat e proteinave të humbura dhe duke rikthyer forcën, elasticitetin dhe strukturën natyrale të tyre. Formulimi pa silikon, i pasuruar me vajra natyralë dhe teksturë të dendur kremi, ofron një përvojë jashtëzakonisht hidratuese pa rënduar flokët. Formula e tij përmban gjithashtu keratinë të hidrolizuar, e cila ndihmon në riparimin intensiv të fibrave të dëmtuara, duke i bërë flokët më të fortë dhe më rezistentë. Proteina e mëndafshit shton shkëlqimin e munguar dhe përmirëson ndjeshëm elasticitetin e flokëve të lodhur nga trajtimet termike apo kimike. Vaji i arganit, i njohur për vetitë e tij të jashtëzakonshme hidratuese, zbut dhe ushqen flokët në thellësi. Ndërkohë, biotina nxit rritjen e flokëve të shëndetshëm dhe të fortë nga rrënja, ndërsa kompleksi me ekstrakte bimore ushqen si skalpin, ashtu edhe fijet e flokëve, duke i dhënë jetë dhe butësi të menjëhershme. Me përdorim të rregullt, flokët transformohen: bëhen më të butë, më të mëndafshtë dhe më të mbrojtur, ndërsa aroma delikate i jep çdo aplikimi një ndjesi freskie dhe relaksi.

E gjithë formula është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.

*500ml

Përdorimi

Pas larjes me shampo, aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokut. Mbajeni për 5 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm. Në shijoni flokët tuaja të buta dhe plot shëndet.

Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët. 

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Proteina me peshë të ulët molekulare me bazë bimore, keratinë e hidrolizuar, proteinë mëndafshi, vaj argani, biotinë, ekstrakte bimore

Lista e plotë e përbërësve

Purified water, olive oil, cetearyl alcohol, propanediol, stearamidopropyl dimethylamine, fragrance, polyglyceryl-6 stearate, 1,2-hexanediol, jojoba seed oil, sunflower seed oil, polyglyceryl-6 behenate, ethylhexylglycerin, linalool, disodium EDTA, eugenol, trehalose, panthenol, hydrolyzed lupine protein (100 ppm), tocopherol, hydrolyzed oat protein (3.35 ppm), hydroxypropyltrimonium hyaluronate, black currant seed oil, grape seed oil, green tea seed oil, safflower seed oil, broccoli seed oil, tomato seed oil, glyceryl caprylate, olive leaf extract

Marka

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.





Reviews

Shpërndani

2,400.00 ALL 1,900.00 ALL