Me shumë mundësi BESTSELLER i radhës i markës NEOGEN është pikërisht kremi: NEOGEN Dermalogy Cica Repair Snail Cream. Formula e tij speciale përmban 3 përbërës kryesor: CICA (ekstrakt nga bima centella asiatica), sekrecion i filtruar kërmilli dhe niacinamide. Këta përbërës bashkëveprojne sebashku per ta mbajtur lekuren te mbrojtur, te hidratuar dhe me një ton të njëtrajtshëm pavarësisht motit apo stinës. Përmban 88% koncrentrat sekrecioni kërmilli për t'ia shtuar hidratimin intensiv, veti shëruese dhe qetësuese për një lëkurë të dëmtuar. Ndërsa përmbajtja me AC-Cica Pure Complex, që përmban ekstrakt centella asiatica, asiaticoside, madecassic acid, asiatic acid, dhe madecassoside të cilët qetësojnë dhe mbrojnë lëkurën me tendence akneike. Nga ana tjetër boronica e kuqe, 10 lloje të ndryshme frutash pylli, shega dhe acidi hialuronik ndihmojnë në qetësimin e lëkurës së lodhur duke nxitur elasticitetin e saj. E së funndmi, formulimi me 2% niacinamide ndihmon për të rregulluar prodhimin e melaninës dhe zbardhjes së hiperpigmentimit në lëkurë. Për të përfituar efektet maksimale në lëkurë, sugjerojmë përdorimin e kremit së bashku me esencën e linjës: NEOGEN Dermalogy Cica Repair Snail Essence. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht atë sensitive.

Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.

*50gr

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

88% sekrecion të filtruar kërmilli, AC-Cica Pure Complex (ekstrakt centella asiatica, asiaticoside, madecassic acid, asiatic acid, dhe madecassoside), acid hialuronik, boronicë e kuqe

Lista e plotë e përbërësve

Snail Secretion Filtrate(88%), Dimethicone, Niacinamide, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetyl Alcohol,Stearyl Alcohol, Artemisia Capillaris Extract, Glyceryl Stearate, Carbomer, Tromethamine, Polyacrylate-13, Palmitic Acid, Stearic Acid, Ethylhexylglycerin,Sodium Hyaluronate, Polyisobutene, Sodium Polyacrylate, Pyrus Communis (Pear) Fruit Extract, Rosa Damascena Flower Water, Hedera Helix (Ivy) Leaf/StemExtract, Adenosine, Fragaria Chiloensis (Strawberry) Fruit Extract, Olea Europaea (Olive) Fruit Extract, Pimpinella Anisum (Anise) Fruit Extract, Polysorbate 20,Sorbitan Isostearate, Water, Butyl Avocadate, Centella Asiatica Extract, Punica Granatum Fruit Extract, Glycerin, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid,1,2-Hexanediol, Vaccinium Macrocarpon (Cranberry) Fruit Extract, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract,Cornus Officinalis Fruit Extract, Euterpe Oleracea Fruit Extract, Sambucus Nigra Fruit Extract, Schizandra Chinensis Fruit Extract, Panax Ginseng Berry Extract,Vaccinium Myrtillus Fruit Extract, Epilobium Fleischeri Extract, Citric Acid, Potassium Sorbate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hibiscus Sabdariffa Flower Extract,Propyl Gallate, Madecassoside

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

NEOGEN Dermalogy Cica Repair Snail Cream

3,000 ALL 3,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI