NEOGEN DERMALOGY A-Clear Soothing Overnight Mask, është një maskë për fytyrën multifunksionale 3 në 1, për përdorim në rutinën e mbrëmjes dhe është një zgjedhje e shkëlqyer për ata që kërkojnë një mënyrë efikase për të trajtuar shenjat e akneve dhe për të përmirësuar strukturën e lëkurës. Formulimi i kësaj maske përfshin acid salicilik, një përbërës magjik për trajtimin e akneve dhe kontrollin e sebumit të tepër. Centella asiatica, një tjetër i cili njihet për vetitë anti-inflamatore dhe qetësuese. Ndërsa, ekstrakti nga rrënja e Licorice dhe panthenol janë përbërës shtesë që kontribuojnë në hidratimin e thellë të lëkurës. Kjo maskë gjithashtu do të kujdeset edhe nëse ju keni lëkurë me tendencë akneike, duke bërë të mundur qetësimin e akneve falë formulimit me ekstrakt të pemës së çajit. Maska është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë sensitive, me tendencë akneike dhe skuqje.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale.
*100ml
Aplikojeni në mbrëmje, në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë. Në mëngjes, lajeni fytyrën me pastruesin tuaj. Këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë.
Përbërësit "magjik"
acid salicilik, centella asiatica, ekstrakt nga rrënja e Licorice, panthenol, ekstrakt të pemës së çajit
Lista e plotë e përbërësve
Water, Alcohol Denat., Glycerin, PEG/PPG-17/6 Copolymer, Carbomer, Tromethamine, Hydroxyethylcellulose, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Ethylhexylglycerin, Panthenol, Trideceth-10, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Salicylic Acid, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Laminaria Japonica Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, 1,2-Hexanediol, Camellia Sinensis Leaf Extract, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Centella Asiatica Extract, Butylene Glycol, Guaiazulene, Disodium EDTA, Phenoxyethanol, CI 42053
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.