NEOGEN DERMALOGY A-Clear Aid Soothing Spot Patch është një trajtim topik (lokal) shumë efektiv dhe i shpejtë për trajtimin e akneve. Ky produkt përmban ngjitëse në dy madhësi të ndryshme, të cilat mund të zgjidhen sipas nevojës specifike të zonave të prekura. Gjatë kohës që ngjitësit janë të vendosur, ata nxisin procesin natyral të shërimit të lëkurës, duke ndihmuar në eliminimin e infeksionit dhe bakterieve që janë shkaktarët kryesorë të akneve. Kjo ndodh për shkak të përbërësve aktivë të pranishëm në ngjitëse, të cilët kanë veti antibakteriale dhe anti-inflamatore. Ngjitëset gjithashtu krijojnë një barrierë mbrojtëse mbi aknet, duke parandaluar përkeqësimin e tyre nga faktorët e jashtëm si papastërtitë dhe ndotja. Kjo barrierë gjithashtu ndihmon në mbajtjen e lagështisë rreth akneve, çka është e rëndësishme për shërimin më të shpejtë dhe më të mirë të lëkurës.

Formula e tij është dermatologjikisht e testuar, hipoalergjike, vegane dhe e pa testuar në kafshë. Nuk përmban: paraben, aromë artificiale, ngjyrues artificial, sulfat, alkool, vaj esencial dhe silikon.

 *24 ngjitëse 12mm*12ea / 10mm*12ea

Në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, menjëherë vendosni ngjitësen mbi akne. Më pas mund të vazhdoni me aplikimin e produkteve të tjera të rutinës suaj.

Mbajeni gjatë gjumit dhe hiqeni në mëngjes

Lista e plotë e përbërësve

Cellulose Gum, Polyisoprene, Polyisobuten, Polyurethane-9

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

NEOGEN DERMALOGY A-Clear Aid Soothing Spot Patch

600 ALL 800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI