Neogen Dermalogy A-Clear Soothing Foam Cleanser është një larës ujor i krijuar posaçërisht për lëkurë të yndyrshme dhe të prirur ndaj akneve. Ky larës pastron thellësisht lëkurën, duke e lënë të pastër dhe më e rëndësishmja, të hidratuar. I formuluar me BHA, AHA, PHA dhe LHA, ky larës eksfolion dhe zhbllokon poret duke hequr të gjitha qelizat e vdekura të lëkurës. Gjithashtu, zvogëlon pikat e zeza dhe parandalon shpërthimet e ardhshme akneike. Ndërsa, përmbajtja me vaj kamelia, ushqen dhe hidraton thellësisht lëkurën duke mos ndjerë kështu ndjesinë e tharjes në lëkurë. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë sensitive, me tendencë skuqjeje dhe akneike.

Formula e tij nuk përmban: paraben, aromë artificiale, ngjyrues artificial, silikon, vaj mineral dhe produkte me origjinë shtazore.

 *150ml

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm. 

Përbërësit "magjik"

BHA, AHA, PHA, LHA

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Propanediol, Betaine, Octyldodeceth-16, Ethylhexylglycerin, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Centella Asiatica Extract, Guaiazulene, Salicylic Acid, Salix Alba (Willow) Bark Extract

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

NEOGEN DERMALOGY A-Clear Acne Foam Cleanser

2,700 ALL 3,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI