NEOGEN Dermalogy Calming Cicatree Pad është një toner eksfoliues 2 në 1, që bashkon vetitë e një eksfoliuesi fizik dhe atij kimik, pjesë e linjës Calming Cicatree Line. Ky eksfoliues i adresohet akneve me inflamacion dhe lëkurës sensitive, falë përmbajtjes me CICA (5 komponentë të bimës centella asiatica) që njihet për vetitë e saj në qetësimin e irritimeve të lëkurës. Esenca e këtyre tamponave përmban 8 lloje acid hialuronik, 5 lloje keramidesh për t'a mbajtur të hidratuar lëkurën dhe gjithashtu e gjithë formula e saj ndihmon në reduktimin e skuqjes dhe nxitjes së prodhimit të kolagjenit. Një përbërës i 2-të kryesor i këtij eksfoliuesi është ekstrakti nga gjethja e pemës së çajit, medikamenti numër 1 që kuron intensivisht aknet. Ndërsa efektin e tij eksfoliues e ofrojnë acidet jo-irritues PHA (poly hydroxy acids) dhe LHA (lipo hydroxy acid), që ndihmojnë në heqjen e qelizave të vdekura dhe papastërtive që bllokojnë poret. Eksfoliuesi ka nivel pH të butë 5.83, duke e bërë të përshtatshme edhe me lëkurën sensitive. 

Formula e tij nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: paraben, fragrancë artificiale dhe vajra mineral. 

*90 tamponë pambuku/ 150ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.

Këshillohet të përdoret çdo ditë, 1 herë në ditë.

Përbërësit "magjik"

CICA (5 komponentë nga bima centella asiatica), 8 lloje acid hialuronik, 5 lloje keramidesh, ekstrakt nga gjethja e pemës së çajit, PHA, LHA

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Centella Asiatica Extract(10,000ppm), Betaine, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Panthenol, Gluconolactone, Glyceryl Caprylate, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Xanthan Gum, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Allantoin, Asiaticoside(36ppm), Madecassic Acid(32ppm), Asiatic Acid(32ppm), Guaiazulene, Niacinamide, Adenosine, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, ZINC PCA, Capryloyl Salicylic Acid, Houttuynia Cordata Extract, Caprylic/Capric Triglyceride, Adansonia Digitata Seed Oil, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Sodium Hyaluronate, Portulaca Oleracea Extract, Saururus Chinensis Extract, Propolis Extract, Caprylyl Glycol, Tocopheryl Acetate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Madecassoside(10ppb), Aloe Barbadensis Leaf Extract, Acorus Calamus Root Extract, Pentylene Glycol, Ceramide NS, Ceramide AS, Ceramide EOP, Ceramide AP, Glucose, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Chondrus Crispus (Carrageenan) Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Limonene, LinaloolPowerful soothing effects

NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e Neogen-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, Neogen ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.

NEOGEN Dermalogy Calming Cicatree Pad

2,200 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI