NEEDLY Cicachid Chilling Pad

2,700.00 ALL 1,800.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 21 dhe Maj 22.

NEEDLY Cicachid Chilling Pad, janë të formuluara për të ofruar një hidratim të thellë, qetësim të menjëhershëm dhe forcim të barrierës mbrojtëse të lëkurës. Falë përbërjes së pasur me 85% Chamaecyparis Obtusa Water, këto pads ndihmojnë në freskimin dhe qetësimin e lëkurës së irrituar, duke reduktuar ndjeshmërinë dhe skuqjen falë vetive të tij antibakteriale dhe anti-inflamatore. Ndërsa, përmbajtja me  2% të kompleksit Cicachid përforcon efektin qetësues dhe rikthen ekuilibrin e lëkurës, duke e lënë atë të butë, të hidratuar dhe të mbrojtur nga faktorët e jashtëm. Për më tepër, falë 5 shtresave të acidit hialuronik, këto pads sigurojnë një hidratim të shumëfishtë, duke depërtuar në shtresat e ndryshme të lëkurës për të parandaluar humbjen e lagështisë dhe për të rikthyer elasticitetin dhe shkëlqimin natyral. Tekstura e butë dhe e lëmuar lejon një aplikim të këndshëm, duke vepruar si një shtresë freskuese që mund të përdoret si në mëngjes për të përgatitur lëkurën për rutinën e mëtejshme, ashtu edhe në mbrëmje për një rifreskim të menjëhershëm. Të përshtatshme për çdo tip lëkure.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, frangrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.

*70 tamponë pambuku

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.

Përbërësit "magjik"

85% Chamaecyparis Obtusa Water, acid hialuronik, 2% kompleks Cicachid

Lista e plotë e përbërësve

Water/Aqua/Eau, Glycerin, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Chamaecyparis Obtusa Water, Centella Asiatica Extract, Hydroxyacetophenone, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Propanediol, Caprylyl Glycol, Dipotassium Glycyrrhizate, Polyglyceryl-10 Laurate, Sodium Citrate, Xanthan Gum, Sodium Hyaluronate, Citric Acid, Disodium EDTA, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Artemisia Vulgaris Oil, Ocimum Basilicum (Basil) Oil, Artemisia Capillaris Extract, Tocopherol, Madecassoside, Betula Platyphylla Japonica Juice, Xylitylglucoside, Anhydroxylitol, Xylitol, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Benzyl Glycol, Glyceryl Caprylate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid

Needly është një markë koreane e kujdesit për lëkurën e njohur për qasjen e saj minimaliste, duke u përqendruar te përbërësit thelbësorë dhe rutinat e thjeshta. Kjo markë synon të ofrojë zgjidhje efektive për probleme të ndryshme të lëkurës përmes produkteve me cilësi të lartë, pa shtesa të panevojshme. Produktet e Needly përmbajnë përbërës minimalë, por shumë efektivë, për të minimizuar rrezikun e irritimeve dhe për të maksimizuar përfitimet për lëkurën. Shpeshherë, produktet e Needly testohen dhe aprovohen nga dermatologë, duke siguruar që janë të sigurta dhe të përshtatshme për lëkurë të ndjeshme. Një fokus i veçantë i Needly është ofrimi i hidratimit të thellë dhe forcimi i barrierës natyrale të lëkurës për ta mbrojtur atë nga dëmtimet e jashtme.

Shpërndani

2,700.00 ALL 1,800.00 ALL