NATURE REPUBLIC Argan Essential Deep Care Hair Pack është pjesë e linjës Argan Essential Deep Care Hair Line, e formuluar me vaj argani me prejardhje nga Franca. Ky trajtim me përmbajtje vaj argani ofron hidratim, riparim, ushqim dhe një ndjesi butësie të të gjithë teksturës së flokut, falë përmbajtjes me vitaminë A, vitaminë E, acide yndyrore omega 6 si edhe acid linolenik. Nga ana tjetër përbërësit e tjerë të vajit të arganit, vajit të trëndafilit dhe evening primrose oil e bëjnë strukturën e flokëve të duket e shëndetshme dhe rrezatuese. Ky trajtim i adresohet flokëve të thatë dhe që janë dëmtuar nga permanente të shumta, dekolorim, pajisjeve stiluese dhe ekspozimit të gjatë në diell. Kjo maskë është shumë efikase në majat e dyzuara dhe ato që këputen lehtësisht. 

*200ml

Pas larjes me shampo, thajini flokët me peshqir dhe aplikoni një sasi të konsiderueshme në gjatësinë e flokut tuaj duke filluar nga pjesa e mesme deri në fund të flokëve. Mbështillni flokët me një kapuç flokësh ose një peshqir dhe masazhoni butësisht. Prisni 5-10 minuta dhe më pas shpëlajeni tërësisht.

*Për të pasur rezultate të mira, rekomandohet përdorimi i rregullt i maskës, 1 herë në javë.

Përbërësit "magjik"

vaji i arganit, vaji i trëndafilit, evening primrose oil 

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dimethicone, Propylene Glycol, Cetearyl Alcohol, Cyclopetasiloxane, Stearimodopropyl Dimethylamine, Quaternium-18, Behentrimonium Chloride, Isopropyl Alcohol, Hydroyethylcellulose, Rehmannia Chinesis Root Exctract, Citric Acid, Fragrance, Dimethiconol, Butylene Glycol, Argania Spinosa Kernel Oil, Mentha Arvensis Leaf Extract, 1,2-Hexanediol, Acorus Calamus Root Extract, Biota Orientalis Leaf Exctract, Chrysanthemium Zawadskii Exctract, Glycyrrihiza Glabra Root Exctract, Lycium Chinense Friut Extract, Morus Alba Bark Exctract, Panax Ginseng Root Exctract, Xanthium Strumarum Friut Exctract, Ethyl Glycerine, Oenothera Biennis Oil, Rosa Canina Friut Oil, Biotin, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Hydrolyzed Wheat Protein, Linalool, Butylphenyl Methylpropional, Limonene

NATURE REPUBLIC është krijuar në vitin 2009 në Korenë e Jugut. Filozofia e formulimeve të produkteve të saj ka të bëjë me përbërje natyrale dhe bimore. NATURE REPUBLIC është një markë natyrale që gjen dhe ofron energjinë e jetës nga natyrat e ndryshme në mbarë botën. Zbuloni me të 10 llojet e ndryshme të përbërësve që ajo mbështetet në formulimet e produkteve të saj, si: aloe vera, ujë nga thellësia e detit, sekrecion kërmilli, calendula, argan, fara nga pema baobab, ujë i oksigjenuar, gjalpë shea, ginseng, çaj jeshil etj. E preferuara e KORAL SECRETS është linja me argan! 

 

 

NATURE REPUBLIC Argan Essential Deep Care Hair Pack

1,200 ALL 1,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI