NARD Treatment Tea Tree Rosemary trajtim special për të pasur flokë të butë dhe të shëndetshëm si mëndafsh! Ashtu si edhe vetë shampoo-ja e linjës NARD Hair Shampoo Tea Tree Rosemary, ky trajtim është i formuluar me ekstrakt të pemës së çajit dhe rozmarinë, të cilët ofrojnë freski dhe vitalitet në gjatësinë e flokëve . Nga ana tjetër formulimi me 6 lloje të ndryshme proteinash dhe dhe 11 lloje të ndryshme aminoacidesh, kujdesen për rritjen e elasticitetit dhe butësisë së gjatësisë së flokut. Edhe flokët më të dëmtuar do të kenë pamje plot shkëlqim dhe shëndet. Flokët do i ndjeni të butë dhe plotësisht të hidratuar, pasi ky trajtim ka në përbërje të tij 5 lloje të ndryshme vajrash bimorë, si: ulliri, luledielli, i farave jojoba, arrat makadamia dhe argani. Të gjithë këta përbërës kujdesen së bashku për ta ushqyer flokun me vitamina dhe për ta bërë atë sa më të shkrifët dhe të mëndafshtë! I përshtatshëm për të gjitha tipologjitë e flokut.

Për efekte maksimale sugjerohet përdorimi i trajtimit bashkë me shampoo-n e linjës: NARD Hair Shampoo Tea Tree Rosemary.

*500ml/1000ml

Pas larjes me shampo, aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokut. Mbajeni për 5 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm. Në shijoni flokët tuaja të buta dhe plot shëndet.

Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët. 

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i pemës së çajit, rozmarinë, 6 lloje proteinash, 11 lloje aminoacidesh, 5 vajra bimorë

Lista e plotë e përbërësve

Water, Stearyl Alcohol, Propylene glycol, Dimethicone, Begentrimonium chloride, Aromatizer, Candle wax, Sodium benzoate, Cetrimonium chloride, Caprylglycol, Isopropyl alcohol, Amodimethicone, Polyquartenium-67, Lactic acid, Tridecet-3, Tridecet-15, Hydrolyzed collagen, Fruit extract Shikakai, Jatamansi Stem/Root Extract, Butylene Glycol, Hydrolyzed Wheat Protein, Phenoxyethanol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Sodium PCA, Sodium Lactate, Jojoba Seed Oil, Sunflower Seed Oil, Hydrolyzed Keratin, Hydrolyzed Silk, Macadamia Oil, Olive Oil, Ethanol, Argan oil, Arginine, Aspartic acid, Acetic acid, PCA, Ethylhexanediol, Glycine, Arginine, Serine, Valine, Proline, Threonine, Isoleucine, Rosemary extract, Histidine, Phenylalanine, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed corn protein, Hydrolyzed soybean protein, Tropolone , Linalool

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore. 

NARD Tea Tree Rosemary Treatment

2,000 ALL 3,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI