NARD Treatment Rosewood sjell një përzierje të pasur të përbërësve natyralë, të cilët ofrojnë një përvojë të jashtëzakonshme rigjeneruese për flokët. Me një formulë të përqendruar, ky trajtues ndihmon në forcimin dhe ushqyerjen e çdo fije floku. I formuluar me vaj palisandër, i njohur për vetitë e tij rigjeneruese, ky trajtues stimulon rritjen e flokëve të shëndetshëm, ndërsa qetëson dhe ushqen skalpin. Për më tepër, agjentët e avancuar hidratues të kësaj formule depërtojnë thellë në strukturën e flokëve, duke rikthyer elasticitetin, shkëlqimin dhe lagështinë natyrale. Ndërsa, aroma delikate e palisandrit ofron një ndjesi freskie dhe qetësie që zgjat gjatë gjithë ditës, duke lënë flokët tuaj të butë, të hidratuar dhe me një shkëlqim natyral.

Për efekt maksimal sugjerojmë kombinimin me: NARD Shampoo Rosewood.

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.

*100ml

Pas larjes me shampo, aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokut. Mbajeni për 5 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm. Në shijoni flokët tuaja të buta dhe plot shëndet.

Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët. 

Përbërësit "magjik"

vaj palisandër

Lista e plotë e përbërësve


Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore. 

NARD Treatment Rosewood

2,500 ALL 3,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI