Nga vetë emri që ka, ky trajtim u adresohet të gjithë personave që kanë skalp sensitiv. NARD Sensitive Scalp Care Treatment është një trajtim jo vetëm për skalpin të cilit i ofron qetësim, por edhe për të gjithë gjatësinë e flokëve falë formulimit me 6 lloje të ndryshme ekstraktesh bimore, si: ekstrakt i pemës së çajit, ekstrakt centella asiatica, ekstrakt i artemisia vulgaris, ekstrakt i rhizomës/rrënjëve Nardostachys Jatamansi, ekstrakt rozmarine dhe ekstrakt menteje. Ndërsa ekstrakti i vajit të arganit dhe vajit jojoba ushqejnë dhe trajtojnë flokët e dëmtuar. 22 lloje të ndryshme aminoacidesh dhe lecitine bëjnë të mundur rigjenerimin e lëkurës në skalpin e kokës, duke mos krijuar aspak tharje të tij. Përkundrazi, skalpin do e ndjeni gjithmonë të freskët dhe hidratuar falë formulimit me 5 lloje të ndyrshme acidi hialuronik, keramide dhe panthenol të cilët gjithashtu ndihmojnë në forcimin e barrierës së skalpit.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate etj.

*500ml

Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

Përbërësit "magjik"

6 lloje të ndryshme ekstraktesh bimore, si: (ekstrakt i pemës së çajit, ekstrakt centella asiatica, ekstrakt i artemisia vulgaris, ekstrakt i rhizomës/rrënjëve Nardostachys Jatamansi, ekstrakt rozmarine dhe ekstrakt menteje), vaj argani, vaj jojoba, 22 lloje aminoacidesh

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Cetearyl Alcohol, Cetyl Alcohol, Dipalmitoylethyl Dimonium Chloride, Caprylyl Glycol, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Menthol, Disodium EDTA, Panthenol, Citrus Paradisi (Grapefruit) Peel Oil, Butylene Glycol, Centella Asiatica Extract, 1,2-Hexanediol, Freesia Refracta Extract, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Monarda Didyma Leaf Extract, Biotin, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Extract, Glycerin, Hydrogenated Lecithin, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Artemisia Vulgaris Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Salvia Officinalis (Sage) Leaf Extract, Camellia Japonica Flower Extract, Ethylhexylglycerin, Ceramide NP, Histidine, Proline, Phenylalanine, Tryptophan, Threonine, Tyrosine, Taurine, Ornithine, Arginine, Alanine, Isoleucine, Aspartic Acid, Asparagine, Cystine, Serine, Valine, Methionine, Leucine, Lysine, Glutamine, Glutamic Acid, Glycine, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Pentylene Glycol, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Acetylated Hyaluronate

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore. 

NARD Sensitive Scalp Care Treatment

2,500 ALL 3,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI