-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
NARD Revitalizing Sugar Body Scrub
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 01 dhe Tetor 02.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Dëshironi të keni një lëkurë të butë dhe të pastër? NARD Revitalizing Sugar Body Scrub është trajtimi ideal për trupin, i formuluar posaçërisht për t’ju ofruar një eksfolim të fuqishëm, por njëkohësisht të kujdesshëm ndaj barrierës natyrale të lëkurës. Falë kokrrizave natyrale të sheqerit, ky skrab largon në mënyrë efektive qelizat e vdekura dhe papastërtitë, duke e lënë lëkurën të freskët dhe të pastër. Formula e pasur me vaj jojoba, vaj bajame të ëmbël dhe vaj avokado ofron një hidratim të thellë dhe ushqim intensiv, duke e zbutur dhe rikthyer elasticitetin e saj. Ndërkohë, përbërësit aktivë si AHA dhe PHA ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave dhe njëtrajtësimin e lehtë të njollave sipërfaqësore, duke e bërë lëkurën të duket më e njëtrajtshme dhe më e ndritshme. Përmbajtja e ceramideve, pantenolit dhe acidit hialuronik përforcon barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe ruan nivelin optimal të lagështisë, duke parandaluar tharjen apo irritimin. Ndërsa, aroma unike e lavenderit dhe myshkut ofron një përvojë të rehatshme dhe rigjeneruese, duke ju dhuruar një lëkurë super të butë dhe të lëmuar pas dushit tuaj.
Kush do t'i thoshte jo këtij produkti fantastik?
Fomula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk krijon aspak irritim, madje edhe në lëkurat më sensitive.
*500ml
Gjatë dushit aplikoni një sasi të konsiderueshme në trup të lagur dhe masazhojeni butësisht. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët.
Përbërësit "magjik"
vaj jojoba, vaj bajame të ëmbël, vaj avokado, AHA & PHA, ceramide, pantenol, acidhialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Glycerin, Surose, ater Olea Luropaea (Olive) FrutOr Dimetncone Litro Acid, Gluconolactone, sodium valuronate Ceramide NE, Lantheno, Fersea aratissima (Avocado) Oil Simmondsia Chinensis Jojoba) Seed Oil Heanthus Annuus (Sumflower) Seed Ol Pruntis, Amygoalus ulas (Sweet Almond) Oil 1acodamia Ternifolia Sood Oil Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract, Melaleuca Alternifolia (Te Tree) Extract, Eucalyptus Globulus Leat Extrest Nelumbo Nucifera Extract, Por tulaca Oleracea Extuact, Centella Asiatica Extract, Rosmarinus Offionals Rosemary) Extrect Carbomer, Triet anolamine Zea Mays (Corm) Starch Mannitol Caramel, Microcrystallime Cellulose Iron Oxide Red. Octyldodeca-nol, Hydrogenated Leathin, Butylene Glycol Tocopheryl, Acetate, Shellac 1D.Hexanedio. Iron Oxide Yellow, Hyaroxy acetophenone, Ethy hexy glycenn Eragrance, Benzy! Salicylate, Hexy] Cinnamo, I inalool Gerario, Citronellol
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE