-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
NARD Repairing Perfumed Treatment Fresh Lavender
2,500.00 ALL
Çmimi për njesi / perPorosia juaj mbërrin ndërmjet Mars 23 dhe Mars 24.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
NARD Repairing Perfumed Treatment Fresh Lavender është një trajtim luksoz dhe efektiv për flokët, i krijuar për të ofruar një përvojë unike dhe komplekse që kombinon freskinë e ekstratit te lavanderit me përbërësit më të mirë ushqyes për një hidratim të thellë dhe rigjenerim të fuqishëm të flokut. Formulimi i tij me lavander i cili ka vetii qetësuese dhe freskuese, ndihmon në relaksimin e flokëve dhe ofron një aromë të pasur dhe të këndshme që mbetet gjatë gjithë ditës, duke e bërë këtë trajtim një përvojë relaksuese. Ndërsa, vajrat ushqyes depërtojnë thellë në fije, duke ofruar hidratim intensiv dhe lënë flokët të butë dhe të shëndetshëm. Nga ana tjetër keratina, e cila është e rëndësishme për forcimin dhe elasticitetin e flokëve, ndihmon në rikthimin e shëndetit të tyre dhe parandaluar thyerjen, ndërsa proteina e mëndafshit i bën flokët të shndritshëm dhe të lëmuar, duke përmirësuar menaxhimin dhe krehjen e flokëve. Ideal për flokët e thatë dhe të dëmtuar, duke i rikthyer shëndetin dhe strukturën natyrale, duke i bërë ato më të butë, të shëndetshëm dhe me shkëlqim natyral që zgjasin gjatë gjithë ditës. Për efekte maksimale sugjerohet të përdoret së bashku me: NARD Refreshing Perfumed Shampoo Fresh Lavender.
*1000ml
Pas larjes me shampo, aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokut. Mbajeni për 5 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm. Në shijoni flokët tuaja të buta dhe plot shëndet.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit "magjik"
lavander, keratinë, proteina
Lista e plotë e përbërësve
Simmondsia Chinensis (jojoba) Seed Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Panthenol, Olea Eu-ropaea (Olive) Fruit Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Rosmarinus
Officinalis (Rosemary) Extract, Mentha Piperta (Peppermint) Leaf Extract, Melaleuca Al-ternifolia (Tea Tree) Extract, Cetearyl Olivate
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.
Shpërndani
2,500.00 ALL
Çmimi për njesi / perRRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE