nardPasta e dhëmbëve NARD Refreshing Total Solution Signature Toothpaste Fresh Mint është e krijuar për të ofruar kujdes të gjithanshëm dhe freski afatgjatë për shëndetin oral të gjithë familjes. Formula e saj inovative kombinon përbërës të zgjedhur me kujdes për të siguruar mbrojtje efektive dhe ndjesi pastërtie. Kjo pastë është e pasuruar me ekstrakt menteje të freskët, që jo vetëm lufton bakteret e dëmshme, por edhe ofron një aromë të këndshme dhe një ndjesi freskie të përkryer. Formula përfshin gjithashtu vitaminë C, e cila ndihmon në ruajtjen e shëndetit të mishrave të dhëmbëve, duke reduktuar inflamacionin dhe forcuar indet. Vitamina E shtohet për vetitë e saj antioksiduese, që mbrojnë mishrat dhe ndihmojnë në procesin e rigjenerimit të tyre. Me një kombinim të fuqishëm përbërësish natyralë dhe mbrojtje shkencërisht të provuar, kjo pastë është zgjedhja ideale për një higjienë orale të shëndetshme dhe një buzëqeshje të ndritshme.

Formula e saj është e vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: fluor, paraben, SLS, PEG, microbead, sakarinë, triklosan, përbërës me prejardhje shtazore, ngjyrues artificial dhe fragrancë artificiale. 

*250gr 

Aplikoni një sasi të përshtatshme paste dhëmbësh në furçën tuaj të dhëmbëve dhe lani dhëmbët tërësisht.

Lista e plotë e përbërësve

ekstrakt menteje, vitaminë C, vitaminë E

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore. 

NARD Refreshing Total Solution Signature Toothpaste Fresh Mint

800 ALL 1,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI