Përjetoni një përkujdesje të jashtëzakonshme për lëkurën tuaj me NARD Refreshing Perfumed Body Lotion White Musk. Ky krem trupi unik është krijuar për të hidratuar thellësisht dhe për të mbështjellë lëkurën tuaj me një aromë të këndshme dhe të freskët të myshkut të bardhë. Formula e tij e pasur, e cila përmban ekstrakte natyrale të pemës së çajit dhe gjetheve të eukaliptit, jo vetëm që ushqen lëkurën, por gjithashtu ndihmon në qetësimin dhe relaksimin e saj, duke parandaluar irritimet dhe thatësinë. Me përdorimin e përditshëm, lëkura juaj do të shkëlqejë me shëndet, freski dhe një aromë të mrekullueshme që do t'ju shoqërojë gjatë gjithë ditës. Përkëdhelni veten me një kujdes të veçantë dhe ndjeni kënaqësinë që vjen me çdo aplikim.
Për efekt maksimal sugjerojmë kombinimin me: NARD Refreshing Perfumed Body Wash White Musk!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, vajra artificial dhe natyral.
Këshillë: Në zonat problematike me më shumë qeliza të vdekura, si: kutikulat, bërrylat dhe thembra, mund të ri-aplikoni një shtresë mbi to për një kujdes më intensiv.
*1000ml
Aplikojeni gjatë kohës që lëkura është akoma e lagësht pas dushit. Masazhojeni mirë, deri sa të përthithet plotësisht.
Përbërësit "magjik"
myshk, ekstraktet natyrale të pemës së çajit, ekstrakt i gjetheve të eukaliptit,
Lista e plotë e përbërësve
Purified water, sodium lauresulfate, sodium chloridelau, Ramide diae, cocamido propyl betaine, sodium benzoate, fragrance, tetrasodium edtiae, citric acid, sodium citrate, linalool, coco-glucoside, butylene glaIkol, 1,2-hexanediol, jojoba seed oil, avocado oil, panthenol, olive oil, sunflower seed oil, coconut palm oil, camellia seed oil, shea butter, rose of yerico extract, rose Mari extract, apple extract, peppermint leaf extract, tea tree extract, eucalyptus leaf extract, lemon extract, bottleweed extract, ethylhexylglycerin, cypress rhizome/root extract (300 ppb), sodium hyaluronate, sodium hyaluronate cross polymer, potassium hyaluronate, hydroxypropyltrimonium hyaluronate, hydrated sodium high Alluonate, hydrolized hyaluronic acid, hyaluronic acid, pentylene glycol, sodium acetylated hyaluronate
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.