NARD Moisturizing Therapy Body Oil jo vetëm që do t'ju dhurojë hidratim të thellë, por do të kthehet në një terapi për mendjen dhe trupin! I formuluar me një larmishmëri vajrash me origjinë bimore do të ushqejë thellësisht lëkurën. Formulimi i këtij vaji konsiston në: vaj avokadoje, vaj jojoba që i ngjasojnë sebumit natyral të lëkurës së njeriut, vitaminë A, D dhe E, për ta lënë lëkurën të butë dhe të hidratuar. Ndërsa vaji nga petalet e trëndafilit dhe nga lëkura e portokallit, i cila përmban vitaminë C ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës, duke luftuar kështu edhe hiperpigmentimin. Nga ana tjetër vaji i pemës së çajit dhe i rozmarinës i ofrojnë qetësim lëkurës së irrituar nga radikalet e lira dhe agresorët e jashtëm. Ky vaj është i përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës.

Formula e tij është e testuar dermatologikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon etj.

*300ml

Aplikojeni në lëkurë të thatë, me lëvizje rrethore që ngjiten lart.

Përbërësit "magjik"

vaji avokado, vaj jojoba, vaj nga petalet e trëndafilit, vaj nga lëkura e portokallit, vaj nga gjethet e pemës së çajit, vaj rozmarine

Lista e plotë e përbërësve

Mineral Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Tocopheryl Acetate, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Amyris Balsamifera Bark Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Cananga Odorata Flower Oil, Mentha Arvensis Leaf Oil, Citrus Nobilis (Mandarin Orange) Peel Oil, Foeniculum Vulgare (Fennel) Oil, Citrus Paradisi (Grapefruit) Peel Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Rosa Canina Fruit Oil, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract(9,195 ppb), Ethylhexylglycerin, Citronellol, Limonene, Geraniol, Linalool

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore. 

NARD Moisturizing Therapy Body Oil

1,600 ALL 2,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI