NARD Mild Ceramide Soothing Gel është një krem i lehtë me teksturë xheli, i formuluar për të ofruar një ndjesi freskie dhe hidratim të menjëhershëm në lëkurë. Ky krem, pjesë e linjës së kujdesit NARD Mild Ceramide, është i pasur me ceramide dhe përbërës qetësues që ndihmojnë në forcimin e barrierës së lëkurës, duke e hidratuar dhe mbrojtur atë nga faktorët e jashtëm. Përbërja e tij përfshin gjithashtu 5 lloje të ndryshme të acidit hialuronik me masë molekulare të vogël, të cilat depërtojnë në të gjitha shtresat e lëkurës, duke siguruar një hidratim të thellë. Tekstura e tij xhelore përthithet menjëherë nga lëkura, duke e bërë këtë krem të përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe atë të yndyrshme. Nuk bllokon poret dhe siguron hidratim të qëndrueshëm. Ky produkt ka një formulë jokomedogjenike dhe është i sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*150 ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

keramide, panthenol, 5 lloje të ndryshme të acidit hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Squalene, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Caprylyl Glycol, Tromethamine, Dicaprylyl Ether, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Pentylene Glycol, Hydroxyacetophenone, Panthenol, Ethylhexyl Palmitate, Cetyl Ethylhexanoate, Carbomer, Hydrogenated Lecithin, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Ethylhexylglycerin, Polyglyceryl-10 Dilaurate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, 1,2-Hexandiol, Disodium EDTA, Allantoin, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Ceramide NP(100ppm), Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Bambusa Vulgaris Extract, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Pyrus Malus (Apple) Seed Oil, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Mentha Piperita (Peppermint) Extract, Aloe Ferox Leaf Extract, Cucumis Sativus (Cucumber) Fruit Extract, Sodium Hyaluronate, Artemisia Vulgaris Extract, Centella Asiatica Extract, Ocimum Basilicum (Basil) Leaf Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Water, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Panax Ginseng Seed Oil, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Acetylated Hyaluronate, Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract(91.95 ppm)

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore. 

NARD Mild Ceramide Soothing Gel

1,300 ALL 1,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI