-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
NARD Long And Glam Intensive Eyelash Serum
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 08 dhe Gusht 09.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
NARD Long And Glam Intensive Eyelash Serum është një serum intensiv i krijuar për të ushqyer, forcuar dhe ndihmuar në rritjen e qerpikëve, duke reduktuar thyerjen dhe rënien e tyre. Formula e tij është e pasur me një kompleks peptidesh që ndihmon në forcimin e fibrës së qerpikëve, ndërsa acidi hialuronik, ceramidet dhe lecitina e hidrolizuar ndihmojnë në hidratimin dhe mbrojtjen e tyre. Përbërja përmban gjithashtu ekstrakte bimore si Centella Asiatica, kamomili, rozmarina, menteja, kakao, mjalti, acai dhe Houttuynia Cordata, të cilat ndihmojnë në ushqimin e rrënjëve të qerpikëve, mbrojnë nga faktorët e jashtëm dhe i bëjnë qerpikët të duken më të dendur, më të fortë dhe më të shëndetshëm me përdorim të rregullt. Aplikuesi preciz mundëson shpërndarjen e lehtë të serumit përgjatë vijës së qerpikëve dhe në gjithë gjatësinë e tyre.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është e patestuar në kafshë.
*17gr
Pasi të keni pastruar lëkurën dhe pjesën e syve, aplikojeni serumin tek qërpikët nga rrënja tek majat, çdo ditë. Serumi mund të aplikohet edhe tek vetullat.
Përbërësit "magjik"
peptide, acid hialuronik, Ceramide NP, lecitinë e hidrogjenizuar, Centella Asiatica, ekstrakt kamomili, ekstrakt rozmarine, ekstrakt menteje, ekstrakt kakaoje, ekstrakt mjalti, ekstrakt i manave Acai, Houttuynia Cordata
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, 1,2-Hexanediol, Sodium Citrate, Ethylhexylglycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Propylene Glycol, Centella Asiatica Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Extract, Mentha Piperita (Peppermint) Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Extract, Salvia Officinalis (Sage) Extract, Sodium Hyaluronate, Honey Extract, Hydrogenated Lecithin, Oryza Sativa (Rice) Extract, Glycine Max (Soybean) Seed Extract, Euterpe Oleracea Fruit Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Sucrose, Acorus Calamus Root Extract, Ceramide NP, Houttuynia Cordata Extract, Caffeoyl Tripeptide-1, sh-Decapeptide-9, sh-Pentapeptide-5
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE











