Keni flokë të dëmtuar, të thatë dhe ju bezdisin majat dyshe? NARD Intensive Hair Pack do t'i dhurojë flokëve një trajtim intensiv. Kjo maskë trajtuese është e formuluar me 5 lloje të ndryshme të acidit hialuronik dhe panthenol për t'i dhënë hidratim të thellë flokëve, nga rrënja e deri në të gjithë gjatësinë e tyre. Nga ana tjetër 6 llojet e proteinave të hidrolizuara me peshë të madhe molekulare, depërtojnë thellë në kutikulat e dëmtuara për tu ofruar atyre elasiticitet. Ndërsa 22 lloje të aminoacideve do rigjenerojnë ato. Falë formulimit me 6 lloje të ndryshme vajrash bimorë, si: vaj argani, vaj avokado, vaji i lules së kamelias, vaji i farave të lulediellit, vaji i farave jojoba dhe vaji i bajames së ëmbël, flokët do të jenë të ushqyer dhe do të duken plot shkëlqim. Gjithashtu nuk duhet të duhet të shqetësoheni aspak edhe nga përdorimi i pajisjeve stiluese, pasi ky trajtim mbron dhe dëmtimin që mund të shkaktojnë ato. 

Formula e saj nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për flokët, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale etj.

*200ml

Pasi të keni larë flokët me shampoo, aplikojeni në flokë, sidomos në pjesët e dëmtuara dhe mbajeni për 10-15 minuta. Për një trajtim më efikas, gjatë pritjes mbështilleni kokën me një peshqir. Më pas shpëlani flokët me ujë të bollshëm.

Përbërësit "magjik"

5 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, 6 lloje të proteinave të hidrolizuara, 22 lloje aminoacidesh, 6 lloje të ndryshme vajrash bimorë

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Cyclopentasiloxane, Myristyl Alcohol, Dimethicone, Cetearyl Alcohol, Behentrimonium Methosulfate, Cetrimonium Chloride, Phenoxyethanol, Guar Hydroxypropyltrimonium Chloride, Steartrimonium Chloride, Fragrance, Propylene Glycol, Panthenol, Butylene Glycol, Polyquaternium-7, 1,2-Hexanediol, Dimethiconol, Argania Spinosa Kernel Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Hydrolyzed Silk, Hydrolyzed Keratin, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Hydrolyzed Collagen, Sodium Benzoate, Sodium Hyaluronate, Caprylyl Glycol, Cystine, Aspartic Acid, Arginine, Alanine, Asparagine, Histidine, Isoleucine, Leucine Lysine, Methionine, Glutamic Acid, Glycine, Glutamine, Phenylalanine, Proline, Serine, Ornithine, Taurine, Threonine, Tryptophan, Tyrosine, Valine, Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract(919.5ppm), Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Ethylhexylglycerin, Pentylene Glycol, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Hydrolyzed Wheat Protein, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Tropolone, Sodium Acetylated Hyaluronate

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore. 

NARD Intensive Hair Pack

1,200 ALL 1,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI