Nuk ka ndjesi më të pakëndshme sesa shputat e ashpra dhe të plasaritura, por NARD Foot Peeling Spray është zgjidhja e përsosur për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ky trajtim i avancuar largon qelizat e vdekura, largon aromat e pakëndshme dhe qetëson irritimet, duke ofruar një relaksim të thellë për këmbët e lodhura dhe të stresuara. Formula e tij është pasuruar me ekstrakt menteje, që freskon dhe qetëson menjëherë lëkurën; ekstrakt çaji jeshil, i njohur për vetitë antibakteriale; dhe ekstrakt Centella Asiatica, që ndihmon në rigjenerimin e lëkurës. Për më tepër, acidi hialuronik dhe derivatet e tij ofrojnë hidratim të thellë dhe mbrojtje, ndërsa acidi glikolik heq kallot e tepërta, duke i bërë këmbët tuaja super të buta dhe me shkëlqim!

*500ml

Tundeni para përdorimit, pastaj spërkateni në mënyrë të barabartë mbi këmbët e zbathura aty ku ka nevojë për kujdes, dhe më pas masazhojeni lehtë. Shpëlani këmbët me ujë të vakët. Më pas mund të aplikoni kremin hidratues. Sugjerohet të përdoret 1 herë në muaj.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt mente, çaj jeshil, Centella Asiatica,  acidit hialuronik 

Lista e plotë e përbërësve

Water, Propylene Glycol Quaternium 60, Carbomer, Glycerin, Coprylyl Glycol, Fragrance, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Chlorphenesin.
Limonene, Citral Tetrasodium EDTA. Butylene Glycol 1,2-Hexanedio!. Sodium Chloride, Menthol, Citric Acid. Ethylhexy glycerin, Nardostachys Jatamansi Rhizome Root Extract 3 ppm), Mentha riperite (-epper-mint) Leaf Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Centella Asiatica Extract, Sodium Hyaluronate, Sodium Hyeluronate Crosspolymer, Potassium Hyalu-ronate. Hydroxypropy trimonium ryaluronate, ty-drolyzed Sodium Myaluronate. Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyeluronic Acid, Pentylene Glycol. Sodium Acetylated Hyaluronate

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore. 

NARD Foot Peeling Spray

1,100 ALL 1,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI