NARD Deep Clear Lip & Eye Remover Pad

2,500.00 ALL 1,000.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 26 dhe Gusht 27.

Përshkrimi

NARD Deep Clear Lip & Eye Remover Pad është zgjedhja ideale për një pastrim të thellë dhe kujdes delikat në zonat më të ndjeshme të fytyrës, si ato të syve dhe buzëve. Këta tamponë janë të formuluar posaçërisht për të hequr çdo mbetje të make-up-it, papastërti apo yndyrë, pa shkaktuar skuqje apo ndjeshmëri. Falë vajit të bajames së ëmbël, lëkura pastrohet në mënyrë efikase, ndërkohë që ruhet pH-i natyral i saj. Vaji i avokados, i njohur për vetitë e tij ushqyese, së bashku me alantoinën, qetësojnë dhe rikuperojnë epidermën, duke forcuar barrierën mbrojtëse dhe duke parandaluar tharjen apo irritimin. Formula është pasur me një kompleks unik prej 6 ekstraktesh frutash, ndër to edhe boronica, një frut me fuqi të lartë antioksiduese, e cila ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, duke i dhënë asaj shkëlqim dhe një pamje të rifreskuar. Ky pastrues është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë sensitive.

*70 Copë/120ml

Përdorimi

Merrni një tamponë dhe masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke përfshirë edhe zonën e syve & syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

vaj luledielli, vaj avokado, vaj bajame të ëmbël, acid hialuronik, panthenol, centella asiatica, ekstrakt i pemës së çajit, ekstrakt i manaferrave

Lista e plotë e përbërësve

Water, Cyclopentasiloxane, Cetyl Ethylhexanoate, Dipropylene Glycol, Poloxamer 184, Phenoxyethanol, Panthenol, Allantoin, Tocopheryl Acetate, Disodium EDTA, Butylene Glycol, Sodium Hyaluronate, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Centella Asiatica Extract, 1,2-Hexanediol, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Vaccinium Vitis-Idaea Fruit Extract, Vaccinium Macrocarpon (Cranberry) Fruit Extract, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Sesamum Indicum (Sesame) Seed Extract, Salvia Hispanica Seed Extract, Rubus Fruticosus (Blackberry) Fruit Extract, Ribes Nigrum (Black Currant) Fruit Extract, Oryza Sativa (Rice) Extract, Nigella Sativa Seed Extract, Glycine Max (Soybean) Seed Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Caprylyl Glycol, Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract, Ethylhexylglycerin, Fragrance, Linalool, Limonene, Geraniol, Citral

 Marka

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kor

Reviews

Shpërndani

2,500.00 ALL 1,000.00 ALL