Pastroni butësisht lëkurën me shkumën e larësit të trupit NARD Body Wash Lavender Musk, duke i dhuruar këtij të fundit një aromë fantastike. Hidraton dhe qetëson lëkurën e irrituar për t'a ndjerë atë më të shëndetshme dhe të pastruar thellësisht. Formulimi me përbrërës natyral, si: ekstraktet e pemës së çajit dhe të livandos ndihmojnë në relaksimin e mendjes dhe njëkohësisht do t'ju mbushin plot me energji pozitive. Do e ndjeni lëkurën më të freskët se kurrë më parë! I përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës madje edhe për atë sensitive!
Për efekt maksimal sugjerojmë kombinimin me locionin: NARD Body Lotion Lavender Musk!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, vajra artificial dhe natyral.
*100ml/ 500ml/1000ml
Masazhojeni butësisht mbi lëkurën e lagur me duar ose sfungjer trupi, dhe më pas shpëlajeni.
Përbërësit "magjik"
ekstrakt livando, ekstrakt të pemës së çajit
Lista e plotë e përbërësve
Purified water, sodium lauryl sulfate, sodium laureth sulfate, cocamide DA, lauramide DA, cocamidopropyl betaine, fragrance, phenoxyethanol, sodium chloride ethylhexyl glycerin, citric acid, disodium EDTA, poly Quaternium-7, sodium benzoate, BT, disodium phosphate, sodium carbonate, butylene glycol, business persimmon rhizome/root extract (91.95ppm), centella asiatica extract, alba water lily extract, purslane extract, lavender extract (4,000 ppb), tea tree leaf extract, 1,2-hexanediol, caprylyl glycol, benzyl salicylate, hexylcinnamal, linalool, butylphenylmethylpropional
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.