NARD Baby Facial Cream, është një krem i krijuar posaçërisht për lëkurën e ndjeshme të foshnjave dhe fëmijëve të vegjël, duke ofruar kujdes të veçantë dhe hidratim të thellë. Formula e tij e pasur me vajra natyralë të çmuar si castor, avokado, bajame dhe pemë çaji, kontribuon në qetësimin e lëkurës delikate dhe krijimin e një ndjenje të butë dhe të freskët pas çdo aplikimi. I pasuru ar me keramidet, NS, AS dhe AP, ky krem ndihmon në forcimin dhe rigjenerimin e barrierës natyrore të lëkurës, duke mbrojtur atë nga agresorët e jashtëm dhe duke ruajtur lagështinë e nevojshme. Ky krem është një zgjedhje ideale për të siguruar që lëkura e fëmijës të mbetet e mbrojtur dhe e hidratuar, duke ofruar kujdes të veçantë që ndihmon në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies së saj.

Për efekte maksimale, sugjerohet së bashku me: Nard Nourishing Baby Oil & NARD Intensive Baby Cream.

*200ml

Mund të përdoret në mengjes dhe në darkë ose mbas dushit.

Përbërësit "magjk"

kastor, bajame, avokado, çaj i pemës së çajit, keramide NS, AS, AP 

Lista e plotë e përbërësve

Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extroct, Simmondsis Chinensis (jojoba) Seed Oil Ricinas Communis (Castor) Seod Oil Prunus Amygdalus Duleis (Sweet Almond) Oil Persea Gratissima (Avocado) Oil, Panthenol, Allentoin, Opantia Ficus-Indice Extract, Melaleuca Alternifolia (Tes Tree) Extract Centello Asiatica Extrack, Artemisia Vulgaris Extract. Sodium Hyaluronate, Ceramide NE, Sodium Hyoluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate. Hydroxypropyk trimonium Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronste, Hydrolyzed Hyaluronic Acid Hyaluronic Acid, Sodium Acety-lated Hyaluronate Ceremide NS, Ceramide AS, Ceramide AP

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore. 

NARD Intensive Baby Cream

1,100 ALL 1,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI