NARD Argan Oil Damage Care Treatment është një trajtues i pasur dhe intensiv, i krijuar për të rikthyer vitalitetin e flokëve të dëmtuar, duke i mbrojtur ata nga dëmtimet e mëtejshme. I përbërë me vaj argani organik nga Maroku, ky trajtues përdoret vetëm në gjatësinë e flokëve dhe jo në skalp. Vaji i arganit është i njohur për fuqinë e tij rigjeneruese dhe hidratimin e thellë që i ofron flokëve, duke ndihmuar në parandalimin e majave të dyfishta dhe dëmtimit të flokëve. Formula gjithashtu përmban një kombinim unik të 6 lloje proteinash të hidrolizuara, që ndihmojnë në forcimin e fibrave të flokëve dhe rikthimin e elasticitetit. Vaji i farave të lulediellit dhe i ullirit ndihmojnë në shkëlqimin dhe butësinë e flokëve, ndërsa vaji i jojobës dhe ai i avokados kontribuojnë në ruajtjen e lagështisë së natyrshme të tyre. Për më tepër, vaji i kokosit ndihmon në zbutjen dhe forcimin e flokëve të brishtë, duke u ofruar atyre një teksturë mëndafshi, ndërsa vaji i piperit të mentes freskon dhe jep një ndjesi stimuluese. Ky trajtues i gjithanshëm i jep flokëve një trajtim të plotë, duke i rikthyer gjallërinë, elasticitetin dhe butësinë e natyrshme.
*1500ml
Pas larjes me shampo, aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokut. Mbajeni për 5 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit "magjik"
vaj argani, 6 lloje proteinash, lloje vajrash bimorë,
Lista e plotë e përbërësve
Sodium Hyaluronate, Simmondsia Chinensis (jojoba) Seed Oil Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Persea Gratissima (Avocado) 01 Panthenal Olea Europaea (Olive) Fruit 01, Nardostachys Jataman-si Rhizome/Root Extract Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract Melissa Officinalis Leaf Extract Mela leuca Alternifolia (Tea Tree) ExtractH ydrolyzed Silk, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Eucalyptus Globulus Leaf Extract, Cocos Nucifera (Coconut) O1 Centella Asiatica Extract, Camellia Japonica Seed
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.