NARD All-in-one For Men Cleanser, siç e thotë edhe emërtimi është një larës All-In-One (gjithëpërfshirës), është zgjedhja e përsosur për ata meshkuj që preferojnë një larës të thjeshtë dhe efikas për çdo pjesë të trupit. Tekstura e tij në trajtë xheli përmban PHA, AHA dhe ekstrakt të lajthisë së bardhë për të ndihmuar në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës dhe papastërtive që grumbullohen nga agjentët e jashtëm. Nga ana tjetër, formulimi me ekstrakt të bimës centella asiatica, aloe vera dhe tea tree ofrojnë qetësim të lëkurës së irrituar dhe asaj sensitive. Gjithashtu, në momentin e aplikimit në lëkurë, do të përjetoni një ndjesi tërheqëse dhe ftohëse, dhe kjo për shkak të përmbajtjes me 4 lloje ekstraktesh nenexhikut. 


Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*500ml

Merrni një sasi të konsiderueshme dhe masazhojeni të gjithë trupin, dhe flokët. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët e të bollshëm.

Përbërësit "magjik"

PHA, AHA, ekstrakt të lajthisë së bardhë, ekstrakt të bimës centella asiatica, aloe vera, tea tree, 4 lloje ekstraktesh nenexhikut

Lista e plotë e përbërësve

Water, Sodium Lauryl Sulfate, Sodium Laureth Sulfate, Cocamide DEA, Sodium Chloride, Cocamidopropyl Betaine, Sodium Benzoate, Menthol, Cocamide Methyl MEA, Caprylyl Glycol, Glycerin, Disodium EDTA, Tocopheryl Acetate, Citric Acid, Salicylic Acid, Sodium Carbonate, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Extract, Centella Asiatica Extract, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Mentha Viridis (Spearmint) Extract, Mentha Suaveolens Leaf Extract, Propylene Glycol, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Camellia Japonica Flower Extract, Melaleuca Alternifolia Leaf Extract, Salvia Officinalis (Sage) Leaf Extract, Rosa Davurica Bud Extract, Chenopodium Quinoa Seed Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Bambusa Vulgaris Extract, Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract (91.95 ppm), Ethylhexylglycerin, Fragrance, Limonene, Linalool

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore. 

NARD All-in-one For Men Cleanser

1,500 ALL 1,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI