Nard 2 Step Deep Clean Toothbrush

400.00 ALL 200.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 19 dhe Gusht 20.

Përshkrimi

NARD 2 Step Deep Clean Toothbrush është një furçë dhëmbësh e projektuar për të siguruar pastrim të thellë dhe efektiv të dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve. Dizajni i saj me dy nivele të fijeve ultra të holla mundëson pastrimin e sipërfaqes së dhëmbëve, si edhe të zonave të vështira për t'u arritur, duke ndihmuar në largimin e pllakës bakteriale dhe mbetjeve ushqimore. Fijet me dy gjatësi punojnë në harmoni: fijet më të gjata depërtojnë butësisht në hapësirat ndërmjet dhëmbëve dhe përgjatë vijës së mishrave, ndërsa fijet më të shkurtra pastrojnë në mënyrë efikase sipërfaqen e dhëmbëve. Kjo e bën furçën ideale për një higjienë të plotë orale pa irrituar mishrat e dhëmbëve. Koka e furçës është projektuar për të arritur lehtësisht edhe zonat e pasme të gojës, ndërsa doreza ergonomike ofron një kapje të rehatshme dhe kontroll të mirë gjatë përdorimit, duke e bërë larjen e dhëmbëve një përvojë më komode çdo ditë.

*1 copë

Përdorimi

Pas larjes së dhëmbëve, sigurohuni t'a shpëlani mirë, dhe vendoseni diku për ajrosje të mirë.

Marka

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore. 


Shpërndani

400.00 ALL 200.00 ALL