Një nga fondatinat "cushion" më të fundit të dalë në treg: MOONSHOT Performance Cushion Light Fixing SPF43 PA+++, vjen eskluzivisht në KORAL SECRETS! Një tjetër gjetje inovative e ardhur nga K-Beauty është fondatina kompakte cushion (e aplikueshme me sfungjer), që bën të mundur përthithjen sa më të mirë në lëkurë për një mbulimin të plotë, por shumë natyral. Kjo fondatinë është e formuluar me 6 lloje të ndryshme Ceramidesh, të cilët ndihmojnë për të ushqyer lëkurën me lagështi, ndërsa përbërja me niacinamide minimizon dhe tkurr poret, duke iu ofruar gjallëri dhe shkëlqim kësaj të fundit! Gjithashtu siguron mbrojtje nga rrezet UV me SPF43 PA++, mbulon rrudhat dhe krijon njëtrajtshmëri të tonalitetit të lëkurës. Fondatina kompakte cushion, përfshinë sfungjerin (Rubycell) i mbështjellur me pëlhurë (Edge Puff) i cili ju ndihmon të fiksoni makeup-in dhe fondatinën në mënyrë perfekte, pa krijuar asnjë krisje të saj në vijat e imëta poshtë syve apo të të gjithë pjesës së mimikës. Ky produkt gjithashtu ju ndihmon të rregulloni tonin e lëkurës së grimit të shkaktuar nga sebumi dhe yndyra e tepërt.
*12gr
Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, aplikoni fondatinën me sfungjerin e saj. Për të krijuar një mbulim sa më të mirë, mund të përdorni aq fondatinë sa ju nevojitet. Riaplikojeni gjatë ditës për të rifreskuar makeup-in. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësi "magjik"
6 lloje keramidesh, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Cyclopentasiloxane, Titanium Dioxide (CI 77891), Propanediol, Trimethylsiloxysilicate, Iron Oxides (CI 77492), Synthetic Fluorphlogopite, Lauryl PEG-9 Polydimethylsiloxyethyl Dimethicone, Dimethicone, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, Isononyl Isononanoate, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Glycerin, PEG-10 Dimethicone, Magnesium Sulfate, Polyhydroxystearic Acid, Polymethylsilsesquioxane, Iron Oxides (CI 77491), Silica, Triethoxycaprylylsilane, Glyceryl Caprylate, PEG-9 Polydimethylsiloxyethyl Dimethicone, Stearic Acid, Aluminum Hydroxide, Alumina, Isododecane, Octyldodecanol, Disteardimonium Hectorite, Fragrance(Parfum), Iron Oxides (CI 77499), Dimethicone Crosspolymer, Polypropylsilsesquioxane, Hydrogenated Lecithin, Adenosine, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Polyglyceryl-4 Isostearate, Cetearyl Alcohol, Isopropyl Titanium Triisostearate, Tocopherol, Ceramide NP, Cholesterol, Phytosphingosine, Ceramide NG, Ceramide NS, Ceramide AP, Ceramide AS, Lauroyl Lysine, Collagen Extract, Ceramide EOP
Kultura koreane është bërë një fenomen që ka krijuar një impakt global të njohur me termin “Korean Wave”. Këtë ndikim e ka arritur me anë të K-pop (zhanri i muzikës Pop), K-dramas (kinematografia koreane) dhe së fundmi K-Beauty (Industria e Bukurisë Koreane). Këtë mision pati edhe kompania e menaxhimit “Korean Music Entertainment Company YG”, ku në Tetor 2014 krijoi markën e përkujdesjes ndaj lëkurës MOONSHOT. Vetë emri i saj, nënkupton “shooting a rocket to the moon”, që do të thotë “të dërgosh një raketë në hënë”. Me këtë slogan ata duan të shfaqin vizionin e kompanisë, për të arritur majën në Industrinë e Bukurisë. Produktet e kësaj marke, përcjellin frymën unike dhe të pavarur të kompanisë YG Entertainment. Produktet e saj më të dashura janë krijuar mbi konceptin, se një produkt duhet të kryejë disa funksione njëherësh. Shembulli më i mirë është fondatina “bestseller”, Micro Settingfit Cushion, që përveçse është një bazë shumë e mirë makeup-i, ka edhe veti të shumta përkujdesjeje ndaj lëkurës.