Përjetoni fuqinë pastruese të butë por efikase të Youth Cleansing Milk të linjës së MIZON! Ky larës në trajtë qumështi ka në formulim të tij retinalin, një përbërës i gjetur i cili ka efekt të shkëlqyer në përmirësimin e rrudhave dhe njollave kafe. Gjithashtu, falë përbërjes me squalen, në lëkurën tuaj do të krijohet një barrierë mbrojtëse hidratimi, e cila bën të mundur minimizimin e humbjes së lagështisë pas pastrimit, duke i ofruar qetësim të plotë asaj. Nga ana tjetër, ky larës ka 94% përbërës natyral, të cilët e bëjnë të sigurt edhe për lëkurë sensitive. I përshatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht duke iu adresuar hiperpigmentimit, aknet dhe shenja-post akne.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.

*200ml

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm. 

Përbërësit "magjik"

 retinal, squalen, 94% përbërës natyral,

Lista e plotë e përbërësve

Water, Caprylic/Capric Triglyceride, Squalane, Butylene Glycol, Glyceryl Stearate, Glycerin, Propanediol, Polyglyceryl-4 Caprate, 1,2-Hexanediol, Potassium Cocoyl Hydrolyzed Oat Protein, Octylododecanol, Cetearyl Alcohol, Cetearyl Olicate, Sorbitan Olicate, Sodium Cocoyl Apply Amino Acids, Arachidyl Alcohol, Carbomer, Palmitic Acid, Stearic Acid, Behenyl Alcohol, Tromethamine, Allantoin, Artemisia Vulgaris Extract, Arachidyl Glucoside, Hexylene Glycol, Disodium EDTA, Glucose, Tetrasodium Glutamate Diacetate, Olea Europaea (Olive) Leaf Extract, Glyceryl Caprylate, Retinal

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON Youth Cleansing Milk

2,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI