MIZON The Nourishing Deep Cleansing Oil, do të kthehet në larësin tuaj të preferuar nëse sekrecioni i filtruar i kërmillit është përbërësi juaj i preferuar. Falë këtij përbërësi "magjik" ky larës pastron thellësisht sebumin, qelizat e vdekura të lëkurës dhe mbetjet në pore, duke e lënë lëkurën të pastër dhe më e rëndësishmja, të hidratuar. Ky larës përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës, dhe është special për atë të yndrshme dhe sensitive!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial, vaj mineral dhe përbërës me prejardhje shtazore.
*150ml
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit "magjik"
sekrecioni i filtruar i kërmillit
Lista e plotë e përbërësve
Cetyl Ethylhexanoate, Sorbeth-30 Tetraoleate, Snail Secretion Filtrate, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil, Camellia Sinensis Seed Oil, Moringa Oleifera Seed Oil, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Seed Oil, Solanum Lycopersicum (Tomato) Seed Oil, Daucus Carota Sativa (Carrot) Seed Oil, Ribes Nigrum (Black Currant) Seed Oil, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Bark Extract, Corallina Officinalis Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.