MIZON The Hydrating Deep Cleansing Oil, është larësi ideal për të pasur një lëkurë të pastër dhe shumë të shëndetshme. I formuluar me acid hialuronik dhe kompleks vajor me përmbajtje të 10 farave të ndryshme, ky larës do të krijojë një barrierë mbrojtëse hidratimi, duke bërë të mundur minimizimin e humbjes së lagështisë pas pastrimit. I përshtatshëm për lëkurën e thatë, dehidratuar dhe atë sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial, vaj mineral dhe përbërës me prejardhje shtazore.
*150ml
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
MIZON The Hydrating Deep Cleansing Oil
Përbërësit "magjik"
acid hialuronik, kompleks vajor me përmbajtje të 10 farave të ndryshme
Lista e plotë e përbërësve
Cetyl Ethylhexanoate, Sorbeth-30 Tetraoleate, Sodium Hyaluronate, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil, Camellia Sinensis Seed Oil, Moringa Oleifera Seed Oil, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Seed Oil, Solanum Lycopersicum (Tomato) Seed Oil, Daucus Carota Sativa (Carrot) Seed Oil, Ribes Nigrum (Black Currant) Seed Oil, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Bark Extract, Corallina Officinalis Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Aloe Barbadensis Flower Extract, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.