Dëshironi të njiheni me një sekret të mrekullueshëm për një lëkurë më rinore dhe plot gjallëri? Na lejoni t'ju prezantojmë me Peeling Scrub Mizon Snail Silky, një produkt unik që duhet të jetë me patjetër pjesë e rutinës suaj të kujdesit të lëkurës. Formula e tij speciale përmban kompleksin me keramide, që konsistojnë në 5 lloje të ndryshme, si: ceramide EOP, që mbron lëkurën nga faktorët e jashtëm, ceramide NS, që mban lagështinë e nevojshme në brendësi të lëkurës barrierën e saj, ceramide NP, që rrit elasiticitetin e lëkurës, ceramide AS që mbron barrierën nga dëmtimi i agjentëve të jashtëm dhe ceramide AP, që nxit rigjenerimin qelizor të lëkurës. Nga ana tjetër, përmbajtja me sekrecion kërmilli, hidraton në thellësi lëkurën, shëron dhe parandalon aknet, duke pastruar poret në thellësi nga yndyra dhe sebumi i tepërt. Me vetëm njëherë përdorim ky scrub premton të keni lëkurë të butë, të lëmuar dhe plot shkëlqim.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.

*5 g/ 7.0 oz x 40 ea

Përdoret 2 herë në javë në mbrëmje. Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni scrubin dhe aplikoni lehtësisht me levizje rrethore. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Mbajeni maskën për 5-10 min. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe të bollshëm. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+.

Përbërësit "magjik"

5 lloje të ndryshme, sekrecion kërmilli

Lista e plotë e përbërësve

Water, Sodium Bicarbonate, Glycerin, Silica, 1,2-Hexanediol,
Microcrystalline Cellulose, Cellulose, Cellulose Gum, Polyglyceryl-10 Laurate, Ethylhexylslycerin, Hydrogenated Lecithin Butylene Glycol, Cetearyl alcohol, Stearic acid,
Snail Secretion Filtrate, Menthol, Milk Protein Extract, Ceramide NP, Ceramide NG, Centella Asiatica Extract, Nelumbo Nucifera Root Extract, Phytosphingosine, Cholesterol, Ceramide AS, Ceramide AP, Ceramide EOP

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON Snail Silky Peeling Scrub

3,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI