MIZON Snail Silky Deep Cleansing Foam, është zgjedhja e duhur nëse dëshironi një pastrim të thellë dhe hidratim të lëkurës, duke mos krijuar aspak irritim apo tharje të saj. Formulimi i tij unik përmban pluhur nga kokosi për të ruajtur pH-në e lëkurës dhe për të depërtuar thellë në pore, duke siguruar një pastrim efektiv dhe të qëndrueshëm. Me përmbajtjen e tij të pasur me sekrecion kërmilli dhe acid glikolik, ky larës pastron thellësisht sebumin, qelizat e vdekura të lëkurës dhe mbetjet në pore, duke e lënë lëkurën të pastër dhe më e rëndësishmja, të hidratuar! Gjithashtu, efekti rigjenerues dhe antibakterial i sekrecionit të kërmillit stimulon rikuperimin e epidermës, zvogëlon inflamacionin, largon shenjat dhe rrudhat pas akneve dhe përmirëson dukshëm elasticitetin e lëkurës duke ju ndihmuar të keni një lëkurë të pastër dhe të shndërritshme. Ky larës përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës, dhe është special për atë të yndrshme dhe sensitive!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*150g
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit "magjik"
pluhur nga kokosi, sekrecion kërmilli dhe acid glikolik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Palmitic Acid, Stearic Acid, Lauric Acid, Potassium Hydroxide, Myristic Acid, Cocamidopropyl Betaine, Jojoba Esters, Beeswax, PEG-32, Snail Secretion Filtrate, Sodium Bicarbonate, Xanthan Gum, Sodium Chloride, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Tocopheryl Acetate, Yellow 6(CI 15985), Hydroxyacetophenone, 1,2-Hexanediol, Disodium EDTA, Fragrance
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.