MIZON Placenta Ampoule Cream

2,500.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 11 dhe Maj 12.

Nëse po ndjeni që lëkura juaj ka humbur shkëlqimin dhe vitalitetin, mos u shqetësoni marka më inovative MIZON, sjell kremin më efektiv dhe të pëlqyer MIZON Placenta Ampoule Cream. Ky krem ka në përmbajtje të tij 1,500 mg placentë. Po, e lexuat mirë! Planceta, organi i përkohshëm që zhvillohet gjatë shtatëzanisë në trupin e gjitarëve femra (në rastin e kremit planceta e deles), përmban lëng të pasur me proteina, minerale, aminoacide dhe shumë përbërës të tjerë. Tani, imagjinoni pak sa benefite ka ky krem në lëkurë! Moria e aminoacideve dhe mineraleve në formulim parandalojnë dëmtimin dhe varjen e lëkurës duke e ushqyer me suplemente që e forcojnë dhe gjallerojnë natyrshëm atë. Por, formulimi i tij nuk mbaron me kaq! Në brendësi të tij do te gjeni niacinamide që do ndihmojnë në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe acid hailuronik për t'i falur lëkurës hidratim të thellë. Ndërsa adenoisna, e cila njihet për vetitë e saj ndihmon në minimizimin e vijave të holla dhe parandalimin e tyre. Gjithashtu, rigjeneron dhe riparon dëmtimet e lekures nga radikalët e jashtëm. Ky krem është i përshtatshëm për të gjithë tipologjitë e lëkurës.

Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.

 *

Shpërndani