Mizon Night Repair Seruming Ampoule, ndihmon lëkurën të rikuperohet gjatë natës, duke synuar rritjen e elasticitetit dhe hidratimin e thellë të lëkurës për një pamje plotësisht të rigjeneruar dhe të freskët në mëngjes! Ky serum i fuqishëm siguron efekt "lifting"  duke premtuar kështu një lëkurë më rinore. I formuluar me ekstrakt ushqyes kakao dhe peptide ky serum zvogëlon humbjen e ujit trans-epidermal, stimulon rigjenerimin qelizor dhe më e rëndësishmja hidraton thellësisht lëkurën. Gjithashtu, ja vlen të përmendet që serumi ka në përbërje të tij niacinamide, e cila njihet për vetitë e fuqishme që kanë në tkurrjen e madhësisë së poreve, trajtimin e hiperpimentimit post-akne, si edhe nxitjen e prodhimit të kolagjenit dhe vetëshërimin e lëkurës. Konsistenca e tij e lehtë, përthithet menjëherë nga lëkura dhe nuk krijon aspak ndjesi ngjitjeje. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë mature.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, slikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.


*30ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

Përbërësit "magjik"

 ekstrakt kakao, peptide, niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

 Water, Butylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, Bis-PEG-18 Methyl Ether Dimethyl Silane, Phenoxyethanol, Phenyl Trimethicone, PEG-40 Hydrogenated Castor Oil, Carbomer, Tromethamine, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Adenosine, Tocopheryl Acetate, Dextrin, Disodium EDTA, Lavandula Angustifolia (Lavender) Water, Sodium Hyaluronate, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Betula Alba Juice, Natto Gum, Alcohol, Beta-Glucan, Vitis Vinifera (Grape) Seed Extract, Lecithin, Caprylic/​Capric Triglyceride, Aloe Barbadensis Leaf Extract, BHT, Diisopropyl Adipate, Ubiquinone, Leuconostoc/​Radish Root Ferment Filtrate, Yellow 5 (Ci 19140), Palmitoyl Tripeptide-5, Vaccinium Macrocarpon (Cranberry) Fruit Extract, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Prunus Serotina (Wild Cherry) Fruit Extract, Cornus Officinalis Fruit Extract, Punica Granatum Fruit Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Origanum Vulgare Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Flower/​Leaf/​Stem Extract, Copper Tripeptide-1

 

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON Night Repair Seruming Ampoule

3,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI