MIZON Hyaluronic Acid Sherbet Deep Cleansing Foam, është zgjedhja e duhur nëse dëshironi një pastrim të thellë dhe hidratim të lëkurës, duke mos krijuar aspak irritim apo tharje të saj. Formulimi i tij unik përmban pluhur nga kokosi për të ruajtur pH-në e lëkurës dhe për të depërtuar thellë në pore, duke siguruar një pastrim efektiv dhe të qëndrueshëm. Me përmbajtjen e tij të pasur me 3 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, ky larës mban lëkurën e hidratuar dhe e mbron nga irritimi, duke e bërë atë një zgjedhje të përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë atë të thatë, të dehidratuar dhe shumë sensitive.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.

*150g

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm. 

Përbërësit "magjik"

pluhur nga kokosi, 3 lloje të ndryshme të acidit hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Palmitic Acid, Stearic Acid, Lauric Acid, Potassium Hydroxide, Myristic Acid, Cocamidopropyl Betaine, Jojoba Esters, Beeswax, PEG-32, Sodium Hyaluronate, Sodium Bicarbonate, Xanthan Gum, Sodium Chloride, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Tocopheryl Acetate, Yellow 5(CI 19140), Blue1(CI 42090), Hydroxyacetophenone, 1,2-Hexanediol, Disodium EDTA, Fragrance

Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

MIZON Hyaluronic Acid Sherbet Deep Cleansing Foam

1,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI